Ekspozita Pranverë Art është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë i ka fillesat 45 vjet më parë, por në vitin 1972 u censurua për frymën liberale bashkë me Festivalin e 11-të të Këngës.

E rikthyer vetëm në vitin 2009 me iniciativën e piktorëve më të mirë të traditës, si Lambi Blido, Agim Janina, Maksim Bushi, Lekë Tasi, Anastas Kostandini, e të tjerë ekspozita u bë urë komunikimi mes artistëve të traditës e piktorëve të rinj.

Një nga organizatorët e ekspozitës Agim Janina rrëfen risitë e edicionit të shtatë të Pranverë Art. "
Në kushtet e sotme që zhvillohet arti shqiptar me probleme e veta që ka arti figurativ, këta artistë përpiqen të mbajnë gjallë atë që quhet pikturë e kavaletit, por në marrëdhënie me të rinjtë këta artistë e gjejnë veten në harmoni me njëri-tjetrin dhe nuk shikohen se ka ndarje apo kanë kufizime, por janë të hapur, janë si ajo fizarmonika që herë hapet, e herë mbyllet, por këta artistë e gjejnë veten brenda një strukture, atë që ne e quajmë arti” tha piktori Agim Janina

Një tjetër nismëtar i rikthimit të traditës së 'Pranverë Art', skulptori Maksim Bushi pohon se kjo ekspozitë sjell vepra me stile dhe forma më të larmishme. “
Vërtetë sot ka shumë këndvështrime të ndryshme, por gjithsecili përpiqet të gjejë edhe natyrën e vet. Deri tani të sukseshëm kanë qenë ata që brenda natyrës së vetë, brenda stilit të tyre kanë ditur ta pasurojnë, kanë ditur ta përfaqësojnë edhe brenda tablove realiste artin e tyre”, tha Maksim Bushi.
Ekspozita i dedikohet kryesisht stinës së pranverës, prandaj në tablotë e shumta ajo që të bie në sy janë ngjyrat, por artistët janë përfaqësuar edhe me artin abstrakt apo portretet e personaliteteve të njohura të punuara me shumë dashuri, siç është edhe portreti i Papa Franceskut.


Fotogaleria për foto të tjeraRedaksia online
(Shqiptarja,com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
40.5%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 2401
Lajme të tjera
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52
-
E akuzuar se bëri aksident dhe e la të plagosur, dalin foto nga modelja e njohur në Gjykatë
21 Mars, 20:51
-
Kina: Armë të pa furnizuar kurrë, SHBA-ja nuk tregon me gisht
21 Mars, 20:34
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Ç'po ndodh në BBV? Banorët hapin me ankth zarfin e zi, ja cili konkurrent e pësoi
21 Mars, 20:12
-
Copëtimi i PD dhe Meta ‘fituesi’ i madh, më 2025 ‘pasardhës’ i Berishës?!
21 Mars, 20:05
-
Skandali i Partygate në Britaninë e Madhe, Boris Johnson e pranon: Kam mashtruar deputetët, por jo me qëllim
21 Mars, 19:59
-
Modeli politik i Giorgia Melonit; një shtysë për opozitën shqiptare
21 Mars, 19:51
-
Dita botërore e Sindromës Down, sfidë punësimi i tyre, personat me aftësi të kufizuar duan parti! Refuzohen nga KQZ
21 Mars, 19:48
-
Po ti, Doktor i madh, peng i kujt je?
21 Mars, 19:47
-
Teatri Eksperimental, bordi artistik pa dramaturg. 6 projektet që janë zgjedhur për mars-korrik me diferenca në buxhet
21 Mars, 19:34