Agim Rada: Bëhen pazare të pista
me monumentet, ngrihen pa krite

Agim Rada: Bëhen pazare të pista<br />me monumentet, ngrihen pa krite
25 vjet pas rënies së diktaturës në Shqipëri ende nuk ka një kriter të qartë se cilat figura historike kanë merita që t’u ngrihet një monument. Nxitohen të bëhen monumente për heronj të ditës, por që ende nuk i ka verifikuar historia, deklaron drejtori i Qendrës së Realizimit të veprave të artit, Agim Rada. ''Nxitohen shumë për të bërë heronj të ditës, heronj që nuk i ka vërtetuar akoma historia. Bëhen disa pazare shumë të ndyra unë nuk kam qejf që mbasi  të jetë bërë një monument të hiqet dhe të shkrihet se vjen një kastë tjetër dhe është kundër atij. Kush i ka shërbyer kombit e meriton'', shprehet ai.

Sipas Radës në një pjesë të momumenteve të ngritura mungon poezia dhe njerëzillëku.''I sajojnë shumë shpejt heronjtë dhe ata më pas kthehen në antiheronj. Historia duhet të jetë një sitë që punon vazhdimisht dhe i nxjerr miellin e krunden veç. Jeni të gjithë dëshmitarë të katrahurës që u bë për 100-vjetorin, u dha një fond shumë i madh për vepra arti. Eufori e madhe, zhurmë, flamuj, të bërtitura bëhej shqiponja banale prej hekuri'', shton Rada.

Skulptori i njohur deklaron se me kalimin e kohës disa prej këtyre monumenteve përfundojnë për skrap, si pasojë e pazareve të pista që bëhen me ato institucione që i miratojnë. ''Ne kemi pasur Hysni Kapon 10 metra, Enver Hoxhën 15 metra, njerëz që i bënë shumë dëm vendit tonë, të gjitha ato përfunduan për skrap'', nënvizon skulptori.

Agim Rada është edhe autori i një shtatoreje të Skënderbeut që do të ngrihet se shpejti në një lartësi prej 6 metrash në zonën 19 të Parisit, në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar që nga viti 1977. ''Edhe Franca do ta rikonstruktojë atë shesh që do të bëhet model, ku do jetë edhe kjo qershia mbi tortë. E gjithë Europa Perëndimore i ka një  lloj borxhi shqiptarëve dhe Skënderbeut sepse sakrifikuan, u vranë dhe u prenë në emër të Krishterimit'', tha ai.

agim rada
agim rada
agim rada
agim rada
agim rada

Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës