Kthim te kujtimet e fëmijërisë në qytetin e Vlorës, emigrimi dhe nostalgjia për cepat e rrugicave të vendlindjes, nostalgjia për detin; Kjo është përmbajtja e ekspozitës “Rrënjët” të piktorit të njohur Agim Sulaj.
Piktori jeton në Itali, prej më shumë se 25 vjetësh, ku të gjithë e njohin si piktori i Riminit, aty ku ai ka edhe studion e tij.
Agim Sulaj u largua në moshën 30-vjeçare në Itali. Karriera e tij nisi të shkëlqejë me stilin hiperealist, ku piktori shqiptar u bë autor i qindra ekspozitave ndërkombëtare dhe fitues i më shumë 65 çmimeve.
Agim Sulaj i gërsheton kujtimet e fëmijërisë me valixhet e emigrantëve, që fundosen në anije. Varfëria e botës, mbipopullimi, emigrimi zënë vend në veprat e tij.
Ekspozita e Agim Sulaj në Hotel Plaza në Tiranë do të qëndrojë e çelur deri më 5 dhjetor.
[gallery]19010[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO