Agimi i Artë, historiku e veprimtaria
e organizatës neonaziste greke

Agimi i Artë, historiku e veprimtaria <br />e organizatës neonaziste greke

Agimi i Artë konsiderohet si partia që ushqehet me frikën dhe inatin e grekëve. Ëndrra e neonazistëve grekë? Një Greqi pa të huaj dhe me kufijtë e mbyllur hermetikisht e të rrethuar me mina. “Ne i duam jashtë të gjithë emigrantët. Ata nuk duhet që të ishin dhe nuk duhet të vazhdojnë që të qëndrojnë më këtu në Greqi dhe duhet të largohen në një mënyrë, ose në një tjetër”,- thonë në të gjitha tonet anëtarët dhe deputetët e Agimit të Artë, duke kërkuar,bile që me emigrantët e djegur të bëhen edhe sapunë, përt’u larë jo grekët se ndyhen, por të lahen familjet e të djegurve në vendet prej nga vijnë...


Me Greqinë që është në kulmin e një krize të rëndë ekonomike dhe sociale, Agimi i Artë është duke mbijetuar me pretendimin për përzënien e të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vend, para se t’u vijë radha atyre që janë të ligjshëm dhe shpartallimin e të gjitha strukturave ë korruptuara politike aktuale dhe demokratike. Megjithatë, Agimi i Artë e mohon akuzën se është një parti neo-naziste edhe pse lideri i saj, Nikolaos Mihaloliakos përshëndet në mënrë naziste, ashtu siç përshndesin hapur edhe të gjithë mbështetësit e tij. Me mesazhin e tij kundër të huajve, si dhe me disa premtime për disa ndryshime në sistemin e mirëqenies sociale në Greqi, Partia Agimi i Artë ka dalë nga errësira në të cilën ka gjalluar për disa kohë për t’i shfaqur si një subjekt politik dhe është e sigurtë se qysh tani e në vijim do të jetë një forcë e rëndësishme politike e Greqisë.

Në një fletushkë propaganduese shkruhet: Nuk ka pse të ketë asnjë grek të papunë dhe nuk ka pse të ketë asnjë emigrant më në Greqi”. Pranë kësaj fletëpalosjeje ndodhet edhe programi i kësaj partie në një broshurë të hollë në të cilën shkruhet në faqe të parë: “Greqia u përket grekëve”. Pak më tutje ndodhet edhe flamuri i partisë, simboli i të cilit është Kryqi i Thyer nazist, por pak më i ndryshëm në një sfond të kuq.

Mesazh për sistemin Retorika e Agimit të Artë është në rezonancë me mendimet e atyre grekëve që fajësojnë emigrantët në përgjithësi dhe ata të paligjshëm në veçanti për të gjitha problemet e mëdha ekonomike në të cilat është zhytur tashmë vendi i tyre. Sipas statistikave, 9 nga 10 emigrantë të paligjshëm që kanë hyrë në Europë gjatë vitit 2010 kanë mbërritur në Greqi, kryesisht përmes Turqisë përmes tokës apo detit. Vitin e fundit, Italia pati gjithashtu një mbidyndje për shkak të vështirësive të njerëzve nga vendet e Afrikës Veriore gjatë periudhës së Pranverës Arabe. Megjithatë, ka aktualisht mbi 1 milion emigrantë, të ligjshëm dhe të paligjshëm. Të cilët luajnë gjatë gjithë kohës lojën e maces me miun me policinë. Megjithatë, ka shumë syresh që janë nga Afganistani, Pakistani apo Afrika e Veriut, të cilët shpresojnë që të shkojnë në vende më të pasura dhe me më shumë mundësi në Europën Perëndimore, pra aty ku ka më shumë mundësi punësimi.

Retorika e partisë nuk është aspak e ngjashme me atë të partive të zakonshme politike dhe kjo ka bërë që asaj t’i bashkohen edhe një pjesë e grekëve, të cilët janë të ngopur nga gënjeshtrat e politikanëve dhe janë të etur për një ndryshim të klasës politike dhe të të gjithë sistemit, ndoshta. Me valët e njëpasnjëshme të reduktimit të pagave dhe pensioneve për të shpëtuar vendin nga falimentimi i sigurt, Greqia është zhytur tashmë në një periudhë shumë të errët ekonomike dhe financiare, por edhe sociale dhe ndodhet në vorbullën e recesionit më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Nuk është se grekët u shndërruan në ekstremistë të djathtë brenda natës”, thotë një analist.

“Ata thjesht duan që t’u dërgojnë një mesazh politikanëve dhe gjithë sistemit në tërësi”. Deputetët dhe liderët lokalë të Agimit të Artë nuk janë aspak politikanë karriere. Ata janë disa fermerë, barinj, punëtorë dhe oficerë ushtrie në pension. Partia nuk ka në përbërjen e saj asnjë emër që të jetë i shquar ose i njohur publikisht, përveç liderit të saj, Mihaloliakos, i cili ka qenë pjesë e forcave speciale greke dhe ka qenë i zgjedhur në këshillin bashkiak të Athinës në vitin 2010.

Sipas një analisti politik, Partia Agimi i Artë ka avantazhin që të jetë një parti e padukshme. Përveç kreut të saj, dhe disa eksponenëve të njohur kohët e fundit, askush nuk njeh fytyra të tjera në këtë parti dhe kjo vlen edhe për analistët politikë dhe ata që janë pjesë e saj. Dhe kjo vlen për ta si një mburojë mbrojtëse.

Sot Agimi i Artë numëron 21 deputetë në parlamentin grek dhe sondazhet e nxjerrin partinë e tretë politike në Greqi me 11%!...
Përqindjet më të larta në zgjedhjet e kaluara, Agimi i Artë i mori në ato zona eektorale, ku votonin trupat e policisë dhe të ushtrisë!...

Fillimet e organizatës "Agimi i Artë"

Nikos Mihaloliakos filloi të botojë revistën “Agimi i Artë” në dhjetor të vitit 1980. Në një dokument të vitit 1981, Sekretari i Përgjithshëm i Agimit të Art, u akuzua për bashkëpunim me Shërbimet Informative Kombëtare Greke, me emrin e koduar “Astyanaks” dhe paguhej me 120.000 dhrahmi në muaj. Sipas partisë neonaziste, ky dokument është i falsifikuar.

Mbyllja e gazetës dhe themelimi i partisë

Në vitin 1983, mbyllet përkohësisht revista, për t’u rihapur disa muaj më voë në vitin 1984, kur edhe ndaloi edhe botimi i saj, kur Nikos Mohaloliakos, mori edhe drejtimin e orgnizaës rinore EPEN, pas urdhërit të diktatorit Jorgos Papadopulos, i cili ishte i burgosur n atë koë. Këtë gjë e pranon me krenari edhe vetë lideri nazist. Pavarësish se në dekatën e viteve 1980 u rrit mbështetja e partive të ekstremit të djathtënë Europë, EPEN, nuk mundi të ruajë 2.29%, fakt që i dedikohet edhe marrjes së udhëheqjes së partisë nga vetë dikatori Papadhopulos.

Agimi i Artë u themelua në vitin 1985, por fillon të aktiviohet n vitin 1993, duke marrë pjsë në manifestimet për Maqedoninë. Në vitin 1994, anëtarë të kësaj organizate marrin pjesë si vullnetarë në krah të serbëve të Bosnjes. Në këtë periudhë fillojnë të çelen në të gjitha qytetete Greqisë, veç celulave ideologjiketë partisë edhe grupet e para të ndërhyrjes së shpejtë të kësaj organizate. E gjithë ecuria e neonazismit në Greqi do të personifikohet me liderin Mihaloliakos, të cilin anëtarët e partisë e dëgjojnë e i binden verbërisht dhe e përshëndesin në mënyrë naziste.

Krijimi i frontit të ekstremit të djathtë, Aleanca Patriotike

Në dhjetor të vitit 2005, sekretari i Përgjithshëmi Agimit të Artë, komunikoi ndërprerjen e veprimtarive autonome politike të organizatës dhe ishte berthama kryesoree themelimit ë partisë së parë të ekstremit të djathtë, “Aleanca Patriotike”. Për t’u forcuar kjo parti, ndërpreu veprimtarinë Agimi i Artë.
Në vitin 2007, anëtarët e Agimit të Artë dhe liderët esaj, tërhoqën mbështetjen e tyre ndaj Aleancës Patriotike, pasi konsideruan se partia devijoi nga ideologjia e saj
fillestare naziste. Deputeti aktual i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, së bashku me 30 anëtarë të partisë rrahin për vdekje në shtëpinë e tyre ish kryetarin e Aleancës Patriotike dhe gruan e tij.

Veprimtaria e mëtejshme e "Agimit të Artë"

Në qershor të vitit 2007, anëtarë të saj marrin pjesë në lëvizjen e parë paneuropiane kundër Samitit të G*në Berlin, në krah të organizatës neonaziste NPD dhe organizatave të tjera fashiste.

Në 9 maj 2009 anëtarë të Agimit të Artë, organizuan një manifestim kundër emigracionit, e cila përfundoi me përleshje ndërmjet neonazistëve me emigrantë dhe qytetarë grekë që merrnin pjesë në manifestimin antiracist.

Anëtarët e Agimit të Artë kanë sulmuar dhe dhunuar artistë, këngëtarë, intelektualë, siç ishte edhe rasti i fundit kur kërkuan dhe ia arritën të mbyllnin e të ndaonin një shfaqje teatrale të regjisorit e aktorit shqiptar Laert Vasili, Corpus Christi.

Anëtarët e Agimit të Artë janë akuzuar për rrahje, vrasje e grabitje të emigrantëve të huaj në Greqi, por deri më sot asnjëri prej tyre nuk është dënuar nga drejtësia greke.

Anëtarët e kësaj partie, me në krye deputetët e saj në parlamentin grek kanë sulmuar egërsisht emigrantët kudo që i kanë ndeshur, në rrugë, shkolla, tregje popullore, bile edhe në banesat e tyre, apo vendet ku grumbullohen shtetasit e huaj.

Nuk janë të pakta rrahjet, plagosjet dhe vrasjet e emigrantëve, vetëm e vetëm se janë me ngjyrë tjetër, me fe tjetër, apo se flasin keq greqishten.
Në të gjitha qytetet e Greqisë, ku Agimi i Artë ka potencial të konsiderueshëm është kërkuar mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe dhe dëbimi i shqiptarëve nga Greqia.

Në radhët e Agimit të Artë rol të rëndësishëm luajnë edhe shumë minoritarë nga Shqipëria, të cilët janë eksponentë, ose administratorë të pasurive të liderit nazist.
Shumë nga këta eksponentë të Agimit të Artë, e kanë prejardhjen nga oganizatat “vorioepirote”, që në fillim të viteve 1990 kërkonin pavarësinë e Vorio- Epirit dhe kishin një rol tepër negativ në mbjelljen e urrejtjes kundrejt shqiptarëve nga ana e grekëve.

Gjithsesi dhuna e anëtarëve të Agimit të Artë nuk përfundon vetëm me agresionet ndaj emigrantëve apo intelektualëve demokratë. Dhuna e tyre pothuajse është bnalizuar dhe ka marrë trajtat e një dhune që kryejnë bandat e rrugës, me mburojë ideologjinë...
Ideologjia

Agimi i Artë pretendon dhe mbron supremacinë kulturore të kombit grek dhe të racës së bardhë. Në fletushat e saj përmenet si ideologji e organizatës, nacionalizmihelen. Është e ngjashme me nacionalsocializmin, pasi beson në projektimin, planifikimin qendror dhe kontrollin e ekonomisë (këtej rrjedh edhe temi Socializëm), por me kritere nacionaliste dhe jo globale. Për këtë kundërshton me forcë dhe ekstremisht emigracionin (duke kërkua së bashku me deportimin e emigrantëve edhe të romëve), kundërshton marksizmin, përsa i përket internacionalizmit, globalizmin, shoqërinë multikulturore, si edhe është antisemite e betuar.

Agimi i Artë mbron idenë e krijimit të skuadriljeve të ndërhyrjes së shpejtë, si forca që do të vendosin rendin, jo paralelisht me policinë, por në mënyrë të pavarur.

Simboli i Agimit të Artë, është flamuri me gjarpërimin e zi në sfond të kuq, që ngjan shumë me kryqin e thyer nazist. Adhurojnë Hitlerin dhe bë 987, kur vrau veten Rudolf Hess, zhvilluan njl manifestim në Athinë dhe zbukuruan sallën e kongresittë tyre të parë me kryqe të thyer dhe “ganxhën e ujkut” (Wolfsangel). Libri i Hitlerit “Main Kampf” është në krye të ibliotekës së tyre dhe nga të parët që detyrojnë anëtarët e partisë që të lexojnë e të diskutojnë në format politike. Nikos Mihaloliakos, ka shkruar shumë artikuj ku Hitlerin e quan si njeriun mëtë madh të shekullit të XX, vizionar të madh të Europës së Re, etj, etj.

Agresione paraushtarake

Sipas dëshmive të gazetarëve, por edhe të disa ish anëtarëve të Agimit të Artë, kjo organizatë përdoret nga mekanizmi shtetror për goditjet e manifestuesve grekë e të huaj, por edhe të qytetarëve të thjeshtë. Gjithashtu ekzistojnë dëshmi për trajtim favorizues nga shume media, por edhe nga policia greke. Gjithashtu ka dëshmi që neonazistët e Agimit të Artë përdoren nga policia greke, si trupa mbështetëse ose ndihmëse për të shpërndarë demonstrimet e dhunshme, kryeisht të sindikatave apo të partive të majta.

Sipas Sherbimit Informativ Kombëtar të Greqisë, shumica e anëtarëve të Agimit të Artë, mbajnë armë pa leje dhe këto armë i marrin nga deputetët e Demokacisë së Re, pasi ata hiqen si bodygardë të tyre. Gjithashtu rezulton që Agimi i Artë të ketë ende marrëdhënie shumë të mira edhe me oficerë të liruar ose edhe në shërbim aktiv.

Populizmi

Sociologët grekë dhe analistët thonë se Agimi i Artë përdor një trajtë klasike të populizmit dhe veçanërisht vitet e fundit u përpoq që të ndërtonte ikonën e një organizate propunëtore, që bën politikë me kushtet e gjakut dhe të racës, ose me kushtet e rrepta të kombit dhe shovinizmit, veçanërisht mosbesuese kundrejt strukturave demokratike.

Përpjekja e Agimit të Artë “për të mbizotëruar në rrugë, kundrejt çdo armiku nacionak dhe racor” ndjek metodologjinë e sulmeve në trajtat klasike të skuadriljeve musoliniane: Agresione të rrufeshmeme thika, shkopinj dhe send të forta hekuri, sakatim të viktimës, ose viktimave dhe zhdukje e menjëhershme nga vendi i ngjarjes.

Kur denpncohen aktet, dhe pavarësisht se organizata e përgënjeshtron, për të hedhur hi syve, shtypi i saj javor në të kundërt është i hapur dhe i mbushur me nxitje të anëtarëve dhe pasuesve të saj për të kryer të tilla akte dinamike.

Mbyllja e portalit të saj internetik

Në maj të vitit2012, pas zgjedhjeve, portali që jepte shërbime e site falas wordpreww.com, ndërpreu hyrjen në faqen internetike që përdorte Agimii Artë, si faqen zyrtare të partisë.  Kjo faqe u fshi përfundimisht dhe wordpress, vazhdoi të funksionojë, pavarësisht sulmeve internetike që iu bënë nga pasues të neonazistëve.
E njëjta gjë ndodhi edhe me adresën e Agimit të Artë në Facebook, e cila u fshi përfundimisht, si edhe faqet e deputetëve dhe të anëtarëve të saj, pasi ata shkelnin rregullat e portalit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës