Nxjerrjen para gjyqit të shtatëdhjetë personave, mes të cilëve edhe shefin e partisë dhe gjithë deputetët e Agimit të Artë ka kërkuar prokurori i çështjes, Isidoros Dojakos.
Në pretencën e vet prej 700 faqesh, prokurori kërkon që të dalë para trupit gjykues gjithë grupi parlamentar i Agimit të Artë, për të gjitha aktet që argumentojnë akuzën për veprimtari kriminale.
Shefi i partisë Nikos Mihaloliakos dhe gjithë deputetët akuzohen për krijim dhe drejtim organizate kriminale. Gjithashtu, për Mihaloliakos dhe pesë deputetë të tjerë, kërkon që të gjykohen edhe për armëmbajtje pa leje, me qëllim disponimin armëve për organizatën kriminale.
Për argumentimin e vendimit të tij, prokurori u është referuar gjithë akteve kriminale të Agimit të Artë, si vrasjes së muzikantit antifashist Pavlos Fyssas, vrasjen e një emigranti pakistanez, sulmin ndaj aktivistëve të partisë komuniste, deri në sulmin ndaj një grupi emigrantësh pakistanezë në ishullin e Kretës.
Prokurori nënvizon në pretencën e vet se “nuk është e ligjshme një parti e cila synon arritjen e objektivave me përdorimin e dhunës trupore apo të armëve”, ndërsa konkludon se sistemi gjyqësor grek gëzon të drejtën që të cilësojë një parti politike si organizatë kriminale.
Marrë nga ANA-MPA
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

daljen para gjyqit të 70 personave">