TIRANE- Dy adoleshentë janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh brenda natës së djeshme në Tiranë. Në pranga kanë rënë I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë, K. S., 16 vjeç, banues në Kamëz ndërsa janë shpallur në kërkim K. S., 16 vjeç, banues në Kamëz.
Sipas policisë këta të rinj në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur përgjatë një nate një shumë parash në euro dhe lekë nga një agjenci sigurcionesh në Tiranë, si dhe kanë marrë para në disa njëri të ndryshme shërbimi.
Vjedhjet e kryera brenda një nate
– Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;
– Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan ;
– Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;
– Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;
– Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;
– Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal.
Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se ata janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:
– Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh.
Policia njofton se materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.
Komente










