Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Tepelene- Asqeri Duraj 67-vjeç është i paralizuar dhe prej vitesh dergjet në shtrat. Për të kujdeset Manushaqja e shoqja e tij dhe Teo i biri. Gjendja e tyre ekonomike është e vështirë, pasi të gjithë anëtarët e familjes janë të papunë. Asqeriu nuk ka mundësi të lëvizë dhe kjo është arsyeja përse Manushaqja i qëndron gjithë ditën tek koka. Ndërsa djali i çiftit të moshuar Teo është pothuajse i paaftë për të punuar. Të tre rrojnë me një shumë prej 12 mijë lekë në muaj, pensioni i invaliditetit që merr Asqeriu.

Ndërkohë që Shërbimi Social Shtetëror i ka mohuar dhënien e pensionit të shoqëruesit për të shoqen e Asqeriut. Entela Basha kryetare e komisionit të KEMP në Tiranë ka gjykuar se Asqeriu është në gjendje që kryejë vetë shërbimet vetjake. Kjo padrejtësi, ka nxitur Manushaqen dhe Teon të denoncojnë në Report TV.

'Tirana na tha nuk i takon. Burri im është i paralizuar, vajti 70 dhe nuk ngrihet. Unë dhe djali i bëjmë yzmet. Si do t'ja dal unë ta mbajë, tha ajo.

Ndërkaq Bashkia Memaliaj i është gjendur pranë kësaj familjeje me ushqime dhe veshmbathje, ndërkohë që e ka të pamundur ti mbështesë financiarisht.

'Sa herë ka pasur ndihma, bashkëpunime me donacione të ndryshme ose edhe me vet buxhetin e bashkisë ne i jemi gjendur pranë me ndihma dhe me pako ushqimore', tha një punonjëse e bashkisë.

Klithma për ndihmë e kësaj familjeje shkon për autoritetet përgjegjëse, por edhe për këdo tjetër, që mund të japë një dorë.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje