Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të OKB-së ka miratuar një rezolutë përmes të cilës kërkon që Rusisë që t'i japë fund okupimit të centralit bërthamor i Zaporizhzhias. Kështu thanë diplomatët që morën pjesë në takimin me dyer të mbyllura në Vjenë.

Rezoluta e miratuar nga bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) i bën thirrje Rusisë që "të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet kundër dhe në centralin bërthamor të Zaporizhës dhe çdo objekt tjetër bërthamor në Ukrainë".

Bordi prej 35 anëtarësh e miratoi rezolutën me 26 vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, thanë diplomatët, duke shtuar se Rusia dhe Kina votuan kundër. 

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Presidenti Zelensky përfshihet në një aksident rrugor! Von der Leyen: Putin duhet që të gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë