"Nëse Kievi merr" raketat me rreze të gjatë veprimi që ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara , "qytetet e mëdha ruse mund të goditen dhe kjo do të nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA në një konfrontim ushtarak me Rusinë.- kështu tha Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov.
Ndërkohë, vijon kundërofensiva e Ukrainës, me çlirimin e pothuajse 8.5 mijë kilometra katrorë territor. Rusët janë në tërheqje, pasi kanë dorëzuar Kharkivin , por goditën qytetin e Kryvyi Rih, duke shkaktuar rrezik përmbytjeje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u përfshi në një aksident automobilistik" por "nuk u plagos rëndë". Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij Sergii Nykyforov përmes një postimi në Facebook, duke shpjeguar se lideri i Kievit është ekzaminuar nga një mjek.
Ditën e sotme, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një intervistë se ajo dëshiron që presidenti rus Vladimir Putin të gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një intervistë se ajo dëshiron që presidenti rus Vladimir Putin të gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë.
“Që Putini e humb këtë luftë dhe përballet me pasojat e veprimeve të tij, kjo është e rëndësishme për mua", tha Von der Leyen dhe shtoi se është e mundur që lideri rus një ditë të përballet me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, pas "Putin" është përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë."
Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të OKB-së ka miratuar një rezolutë përmes të cilës kërkon që Rusisë që t'i japë fund okupimit të centralit bërthamor i Zaporizhzhias. Kështu thanë diplomatët që morën pjesë në takimin me dyer të mbyllura në Vjenë.
Rezoluta e miratuar nga bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) i bën thirrje Rusisë që "të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet kundër dhe në centralin bërthamor të Zaporizhës dhe çdo objekt tjetër bërthamor në Ukrainë".
Bordi prej 35 anëtarësh e miratoi rezolutën me 26 vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, thanë diplomatët, duke shtuar se Rusia dhe Kina votuan kundër.
Rusia dënon provokimet e Shteteve të Bashkuara dhe 'satelitëve' të saj në ngushticën e Tajvanit . Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me liderin kinez Xi Jinping në Samarkand në margjinat e samitit të Cso , siç raporton Ria Novosti .
“Nga ana jonë, ne i përmbahemi me vendosmëri parimit të një Kine dhe dënojmë provokimet e Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj në ngushticën e Tajvanit”, tha Putin.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident automobilistik teksa kthehej nga Iziumi për në Kiev. Si pasojë e këtij aksidenti një burrë ka mbetur i plagosur, teksa mediat ndërkombëtare kanë publikuar edhe videon. Makina e Zelensky ishte përplasur me një automjet privat, mirëpo në pamje ai nuk duket.
Presidenti ukrainas ëhstë përfshirë në një aksident automobilistik. Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, por sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai (presidenti) ka pësuar lëndime të lehta. Njoftimin, Nykyforov e bëri në një postim në Facebook.
Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.