Agjencia e Falimentit, nis punën
dy vjet pas miratimit nga qeveria

Agjencia e Falimentit, nis punën<br />dy vjet pas miratimit nga qeveria
TIRANË - Me dy vjet vonesë, është krijuar Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit, e cila ishte miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 852, datë 21.10.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit”. Agjencia është organi kompetent shtetëror, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që ka si objekt të veprimtarisë së saj, mbikëqyrjen e veprimtarisë së administratorëve të falimentimit dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit të falimentimit. Me Urdhërin Nr. 41, datë 29.03.2012 të kryeministrit, është emëruar drejtore e kësaj Agjencie Çiljeta Prifti.
Agjencia është funksionale duke filluar nga 16 prilli 2012. Megjithatë, ministria e Drejtësisë ende nuk ka përfunduar kuadrin nënligjor për funksionimin e aktivitetit të Agjencisë, i cili do të përfundojë vetëm në korrik 2012.
Procedurat e deklarimit të falimentit nga shoqëritë tregtare rregullohen nga ligji nr. 8901, datë 23.05.2002 “Për falimentin”, objekti i të cilit është shpallja e procedurave të falimentimit me qëllim shlyerjen ne mënyrë kolektive, të detyrimeve të debitorit nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes se të ardhurave, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë se tij. Ky ligj është ndryshuar nga ligji nr. 9919, datë 19.05.2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligji nr. 8901, datë 23.05.2002 “Për falimentin”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës