Ndryshimet në ligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të propozuara nga qeveria, kaloi në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Ekonomisë, mes debatesh. Opozita, e sheh të tepruar dhënien e kompetencave kësaj agjencie për aksesin në sistemin TIMS.
“Kërkoni akses në TIMS dhe te sistemi i targave. Praktika ka treguar se ka të përfshirë te "Metamorfoza" shefa policie dhe po ashtu ka pasur rrjedhje nga ky sistem, arsye që është ngritur dhe komisioni i posaçëm. Pse ju doni akses, çfarë emergjence keni, kur mund t’i merrni nga Policia dhe Drejtoria e Transporteve?”, tha Asllan Dogjani, Deputet i Rithemelimit.
Por, drejtuesi Agjencisë, Ardian Bali, jep arsyet pse sipas tij është i domosdoshëm aksesi.
"Informacioni është fuqi. Një informacion që nuk vjen në kohën e duhur nuk ka më çfarë të duhet. Nëse nuk merret vesh në kohë reale se shtetasi X ka kaluar në pikën kufitare, ai informacion e ka kaluar vlerën pastaj. Vetë cikli për të marrë informacion të policia do kohën e saj dhe e humbet vlerën. Sa më shumë informacion të kemi, aq më të aftë jemi për të dhënë një produkt inteligjence", shprehet Ardian Bali, drejtor AISM.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm parashikuar në projektligj është emërimi i zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i cili do të jetë civil.
“Nëse ushtarakët, për shkak të gradave që kanë, në vijim mund të lëvizin nga një strukturë në tjetrën në ushtri, e njëjta gjë nuk mund të ndodhë me stafin civil të Agjencisë. Për këtë arsye, për shkak të ngritjes në karrierë, është propozuar që posti i zëvendësdrejtorit të jetë i pastër si civil dhe pjesa civile e shohin veten nga momenti i rekrutimit deri në arritjet e majave të karrierës siç është posti i zëvendësdrejtorit”, tha Bali.
Në projektligjin e ri është parashikuar gjithashtu që punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes të marrin një pagë shtesë për uniformën, siç e kanë edhe agjencitë e tjera, përfshirë Policinë e Shtetit apo AMP.
G.M./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
69.5%
Vota total: 59
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Dhurata Çupi kundërshton te 'Ligjet' shtesat në projektligjin për letërnjoftimet digjitale: Përpjekje për t'i bërë favorin e radhës kompanisë qeveritare! Të votohet pas zgjedhjeve
23 Janar, 12:35
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor 2024, 10:13
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
U mor i pandehur, Dogjani sulmon SPAK: Pse nuk heton vilat e Ramës dhe qeverisë? Ndjekje politike e dirigjuar nga PS
4 Dhjetor 2024, 13:05
-
Çohet për gjykim deputeti i PD, Asllan Dogjani! SPAK: Bleu apartament 122 mijë € cash! Kontratë fiktive për të justifikuar pasurinë
3 Dhjetor 2024, 09:46
-
Protesta e 26 nëntorit/ Gjykata cakton 'arrest shtëpie' për protestuesin e opozitës, ishte me precedentë
29 Nëntor 2024, 10:15