Opozita e kërkoi me ngulm për të dhënë sqarime mbi çështjen Veliaj, por kur Ministri i Drejtësisë Toni Gogu u shfaq në Komisionin e Ligjeve për buxhetin, asnjë ligjvënës i PD apo partive të tjera të pakicës nuk ishte aty.
As socialistët, nuk e ngritën për asnjë moment shqetësimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për transferim politik nga burgu apo kërcënim gjatës vizitës së ministrit të Drejtësisë në paraburgimin e Fierit orët e vona të së premtes.
Edhe pse e kishin përballë, askush prej tyre nuk kërkoi një përgjigje mbi pretendimet e Veliajt për presion politik.
Vetë Toni Gogu e çeli prezantimin e buxhetit për drejtësinë me këtë fjali, që u duk edhe si një mesazh për debatin e ditëve të fundit:
"Institucionet e drejtësisë i ushtrojnë shërbimet në mënyrë të pavarur, qeveria paguan vetëm faturën financiare", tha Gogu.
Me më shumë para se një vit më parë në arkë, 5 janë prioritetet e ministrisë së drejtësisë për 2027, tha ministri.
"Ky buxhet merr 5 drejtime:
1-Aksesi kur qytetari nuk mbërrin dot te shteti: 5 zyra të ndihmës juridike falas Kamëz, Krujë, Librazhd, Bulqizë, Rrëshen.
2-Mbrojtja-institutin për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve në mëzez 500 milionë lekë për investimin dhe 300 milionë lekë për operimin. Kjo ndodh brenda 2027.
3-Riintegrimi, 424 milionë lekë shërbimi i provës. Nuk është falje, pjesë e mënyrës si ekzekutohet përgjegjësia penale. Për mbikëqyrjen e elektronike 80 mln lekë. Ditën që del nga burgu, nuk ka id, nuk ka mundësi transporti, etj, po krijojmë shërbimin e daljes porta e burgut nuk duhet të jetë porta për tu rikthyer në burg.
4-Realizimi, kompensimi i ish pronarëve, rreth 8000 familje. Nuk është dhuratë që ia bën, përmbush një detyrim ndaj qytetarit, është borxh që duhet shlyer.
5-Dinjiteti- në Lezhë, Shënkoll, me një financim shumë vjecar, 250 mln lekë nga 2027, një investim I rëndësishëm, trajtimi shëndetësor për të dënuarit. Ndërkohë vijojnë burgu i ri në Kukës dhe punimet në Fushë-Krujë", tha Gogu.
Në komisionin e ligjeve, KLGJ u shpreh më herët e pakënaqur me buxhetin, duke kërkuar më shumë para, veçanërisht për sigurinë në gjykata, një kërkesë kjo e përsëritur, sidomos pas vrasjes brenda sallës së gjyqit të Gjyqtarit Astrit Kalaja.









Komente
Komento