Agjencia e Kimikateve: Bojërat
e tatuazheve janë kancerogjene

Agjencia e Kimikateve: Bojërat<br />e tatuazheve janë kancerogjene
Agjencia Europiane e Kimikateve ka vënë alarmin se bojërat që përdoren për tatuazhet mund të jenë kangjerogjene, madje ato me ngjyra janë edhe më të dëmshme. Sipas hulmtimeve të kryer nga kjo agjenci boja që përdoret për tatuazhet i rrit edhe më shumë shancet për t'u prekur nga kanceri.

Sipas raportit të publikuar nga Agjencia Europiane e Kimikateve kruajtjet e lëkurës, dhimbjet e vazhdushme dhe alergjitë e ndryshme, të cilat mund të zgjasin për vite janë shkakëtari kryesor që çojnë në kancer të lëkurës. 

Në muajtë në vijim Agjencia Europiane e Kimikateve do të bëj publike listën e kimikateve të cilat janë kancerogjene dhe shumica prej tyre përdoren gjerësisht për prodhimin e bojërave të tatuazheve.

Pasi kjo listë të bëhet publike, pritet që tatuazhet me këto bojëra të ndalohen në vendet e Bashkimit Europian. Tatuazhet me ngjyrë te kuqe janë cilësuar si më të rrezikshme, por të rrezikshëm për lëkurën janë edhe ata me bojëra blu dhe jeshile. Vlen të përmendet se popullariteti i tatuzheve u shtua, pasi të famshmit nisën dizenjonin në trupin e tyre tatuazhe nga më të ndryshmet.

Aktualisht David Beckham ka 40 tatuazhe në trupin e tij, ndërsa Amy Winehouse kishte 14 tatuazhe.

Redaksia Online 
xh.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!