Po kur karantina të mbarojë?! Agjencia e Parqeve bën gjestin e veçantë: Kur qytetarët t'i rikthehen jetës, t'u gëzohet syri dhe zemra

Ndonëse njerëzit janë në periudhë vetëizolimi e po përjetojnë momente të vështira, lajmet pozitive që po marrim nga dita në ditë na bëjnë shpresëplotë se shumë shpejt do i rikthehemi normalitetit. E që qyteti të jetë më i bukur dhe më i pastër për rikthimin e vrullshëm po kujdeset  Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

“Ne kujdesemi me gjelbërimin por me masa mbrojtëse dhe ruajmë distancën. Ju qendroni në shtëpi dhe kujdesemi ne për gjelbërimin për ta pasur sa më pastër sa më bukur,”- thotë një prej punonjësve.

Dhjetra punëtorë të APR vijojnë punën cdo ditë për pastrimin, krasitjen, ujitjen dhe dezinfektimin e parqeve dhe ambienteve të ndryshme në kryeqytet, përmendim Pjesën jugore të Parkut të Madh, te rrethrrotullimi në Sauk, ai pranë TEG e te Kopshti Zoologjik, në Farkë e te Ura e Beshirit.

Natyra, Parku i Madh me siguri do të jetë ndalesa e parë ku shumë qytetarë, i madh e i vogël do të lëshohen lëndinëzave, buzë liqenit, nën hijet e pemëve, në këndet sportive apo ato të lojërave, kudo rrethepërqark tij, me mall e dashuri si asnjëherë më parë. Por, çfarë ndodh aktualisht te Parku, këto ditë kur sipas urdhërit të autoriteteve shtetërore dhe shëndetësore, qytetarët e kanë të ndaluar ta frekuentojnë atë?

“APR kujdeset cdo ditë me pastrimin, dezinfektimuin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lodrave. Fillimisht në fillim të pandemisë, pati një frekuentim të vogël në një pjesë të këtyre shesheve, porn ë zbatim të aktit normativ menjëherë strukturat tona morëm masat për informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për mos i frekuentuar këto lodra. I bëjmë thirrje qytetarëve të qendrojnë në shtëpi se vetëm në këtë formë mund t’ia dalim,” - shprehet Nelson Hasmema, drejtor i “Luaj Tirana”.

Një vëmendje i është kushtuar dhe dezinfektimit të shesheve të lojërave. Drejtori i “Luaj  Tirana” monitoron cdo ditë situatën në terren.

“Ne duhet të vazhdojmë punënë, edhe pse jemi me staf të reduktuar. Sezoni i mbjelljeve ka një kohë fillimi dhe mbarimi dhe marsi është muaji i fundit që na lejon të bëjmë mbjellje masive dhe na është dashur që këtë kohë ta shfrytëzojmë për të arritur objektivat që ne kemi. Sot mund të themi me plot gojën që jemi drejt përfundimit të objektivave. Priroritet këto kohë kemi mbjelljen e luleve që në përfundim të kësaj situate parqet të jenë të kuruara,” - tha Genci Haxhiu, drejtor i Mbjelljeve dekorative.

Prej 2 javësh, por puna e ekipit të APR, asnjë ditë. Plani i tyre i punës është i qartë, dje, sot, nesër, pasnesër e çdo ditë: Kur qytetarët t'i rikthehen jetës që kishin, t'u gëzohet syri dhe zemra nga peisazhi mrekullues që fal natyra!

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anna: 06/04/2020 12:44

    Aman mjaft , se late nam me keet propaganden ,, shikoji si I vene ne pune ,nisur nga drejtoresha e madhe , u drejtoreshe tu ngrit kembet perpjete ,e te gjithe ja dine ne pune vetem se nuk hapin goje, turp

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/04/2020 15:06

    Prishni shemtirllekun qe ndertoi fshataresia shemtuar në qytetet tanë për 30 vjet! Vetem keshtu donte gezohet syri dhe zemra. Hidhni ne toke Sauk shemtiren. Astir bajgen dhe rikuperoni gjith hapsirat nga shemtirlleku!

    Përgjigju
  • Me nje brime: 04/04/2020 12:51

    A eshte krijuar ndonje hapesire e gjelber e re, jo ato egzistueset te lyera me boje tenderi?

    Përgjigju
    • Gum: 04/04/2020 14:03

      Fiks Krijoni parqe te reja,paksoni punetoret e mirembajtjes qe shumica dredh zinxhirin ,punoni kryesisht kur nuk ka shume qytetare,rendesi ka gjelberimi dhe jo luksi Njeriu ta ndjeje sa me afer natyren dhe sa me origjinale

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas një periudhe intensive, është koha për një pushim, horoskopi për sot

Pas një periudhe intensive, është koha për një pushim, horoskopi për sot