TIRANË- Vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Socialiste, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i kërkoi dorëheqjen Edi Ramës. Por, ky i fundit përplasjen me të e vulosi duke e shkarkuar nga drejtimi politik i qarkut të Tiranës dhe duke ia besuar atë dy emrave të rëndësishëm, ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe zv.kryeministres Albana Koçiu. Demo largohet si i deleguar i qarkut Berat dhe kjo lëvizje politike e Edi Ramës forcon më shumë zërat se Demo mund të jetë një nga kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.

Bashkë me Veliajn, ikën nga bashkëdrejtimi politik i qarkut Tiranë edhe Taulant Balla. Ndërsa, Ogerta Manastirliu s’do të jetë më në drejtimin politik të bashkisë së Tiranës, të cilën Rama e pati propozuar për zgjedhjet e parakohshme të nëntor 2025.

Lajm në përditësim....