Agjencia e Pronave: Ja regjistri i vendimeve të marra gjatë viteve 2013-2014

Agjencia e Pronave: Ja regjistri i vendimeve të marra gjatë viteve 2013-2014

Foto ilustruese

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar vlerësimin financiar për vendimet e marra lidhur me kërkesat e ish-prinarëve gjatë viteve 2013-2014. Gazeta boton sot emrat e pronarëve, për të cilët ka përfunduar shqyrtimi me skemën e re dhe është caktuar masa e përfitimit.

Vihet re që vlerësimi i bërë sipas zërit kadastral, që prona ka pasur në momentin e konfiskimit, ka nxjerrë jashtë loje disa prej pronarëve, të cilëve u hiqet edhe drejta e përfitimit. Kjo është një nga risitë e ligjit të amenduar nga mazhoranca e majtë vitet e fundit. Bëhet fjalë për ata pronarë përbri emrit të të cilëve është shkruar “konsiderohen të kompensuar”.

Me ligjin e ri, mundësia e vetme që kanë këto familje është ankimimi në gjykatë. Të gjithë subjektet e interesuara, në bazë të ligjit nr.133/2015, kanë të drejtë të ankohen kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimit. Ndërkohë, subjektet, të cilët evidentojnë mangësi në dokumentacion dhe problematika në vlerësim, mund të plotësojnë dokumentacionin për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimit, brenda 6 muajsh nga publikimi i regjistrit.

Tabelën e plotë me emrat e përfituesve dhe pronarëve si dhe vlerësimit nga Agjencia për çdo pronë mund ta gjeni sot në gazetën "Shqiptarja.com" versioni print.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?