Agjencia Italiane e Barnave: Alarmi për sigurinë e AstraZeneca-s i pajustifikuar

Agjencia Italiane e Barnave: Alarmi për sigurinë e AstraZeneca-s i pajustifikuar

Pas deklaratave të Komiteti Global Këshillues i OBSH-së për Sigurinë e Vaksinave mbi vaksinën AstraZeneca, ka reaguar edhe Agjencia Italiane e Barnave, e cila me anë të kreut të saj Nicola Magrini. Magrini u kërkon popullatës të mos shqetësohet për sigurinë e vaksinës AstraZeneca, pasi sipas tij është alarm i pajustifikuar.

”Vaksina AstraZeneca është e sigurt. Bilanci midis përfitimeve dhe rreziqeve është jashtëzakonisht i favorshëm. Ne nuk duhet të kemi frikë nga ajo për momentin dhe duhet të vazhdojmë të shkojmë në qendrat e vaksinimit me qetësi të madhe”, tha Magrini.

AIFA përsëriti qëndrimin e saj në lidhje me vaksinën e kompanisë farmaceutike britaniko-suedeze, pas disa rasteve të dyshuara ditët e fundit për efekte anësorë të rënda dhe mbi të gjitha pas një serie lajmesh të rreme që po përhapen në internet.

Vaksina është pezulluar në disa vende, por Magrini nënvizon se ”alarmimi i këtyre orëve është i pajustifikueshëm”.

”Ne kurrë nuk kemi parë një alarm që është përhapur në mënyrë kaq të pabazë, pasi në të gjithë botën, mbi 10 milion vetëm në Britaninë e Madhe kanë pasur vetëm efekte anësore të lehta”, shtoi kreu i AIFA-s.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë