TIRANË - Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me   Universitetin e Michiganit, kanë projekte konkrete  për pjesemarrjen e tyre në menaxhimin sa më të mirë të vijës bregdetare dhe të arkeologjisë nënujore detare. Një punë të mirë me studentët e këtij Universiteti për prezantimin e Shqipërisë turistike ka bërë pedagogia   Klementina Sula. Projekti do të përfshijë  kërkime shkencore si dhe shkollat verore në Shqipëri. Sezoni i ri ri veror po afron dhe përgatitjet kanë filluar. /ATSH/