Agjencia USA: Barnat serbe
të pasigurta, shiten dhe tek ne

Agjencia USA: Barnat serbe<br />të pasigurta, shiten dhe tek ne
FDA (U.S. Food and Drug Administration) ka dhënë alarmin për cilësinë e barnave që prodhon serbja e “Hemofarm”, barnat e së cilës zënë një pjesë të mirë të tregut farmaceutik edhe në vendin tonë. Me datë 20 qershor 2012, FDA, i ka nisur një letër të gjatë kësaj kompanie farmaceutike, ku i vihet në dukje se medikamentet që ajo prodhon, nuk janë të sigurta, pasi brenda fabrikës, ku ambienti duhet të jetë steril, në të vërtetë janë kapur mikroorganizma që mund të shkaktojnë ndotjen e medikamentit.

Në vendin tonë, barnat e serbëve të “Hemofarm” kanë siguruar një treg të gjerë. Kështu vetëm në listën e barnave me rimbursim, pra ata që mund t’i përfitosh edhe falas janë plot 15 medikamente, Që nga gentamicina, e deri tek ata që përdoren për depresionin, zemrën apo shurupet e fëmijëve. Nga këto barna 5 prej tyre janë alternativë e parë. Pra që e merr 100 për qind falas dhe nuk ke nevojë të paguash për të. Ndërkohë që në tregun e hapur farmaceutik gjenden edhe dhjetëra medikamente të tjera që nuk bëjnë pjesë në listën e barnave më rimbursim.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)