Agjenti i Elseid Hysajt, pasi ‘kërcënoi’ me largim të lojtarit nga Napoli disa ditë më parë ka turbëlluar sërish ujrat. Në një rrëfim për mediat italiane, Mario Guiffredi, është shprehur se ka patur një takim me Anchelotti-n ku ka folur për rreth 4 orë për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.
“Këtë javë kam pasur një takim me Ançelotin për 4 orë dhe kemi sqaruar situatën në lidhje me lojtarin dhe aktivizimin e tij të pakët. Ai më dha disa shpjegime për zgjedhjet e tij dhe unë i kuptoj plotësisht, sepse ai jeton me lojtarin çdo ditë dhe e shikon gjendjen e tij. E rëndësishme është të dëgjohet, sepse ai thotë se e vlerëson maksimalisht", u shpreh Guiffredi.
"Është e drejtë, sepse po të ishte e kundërta atëherë Hysaj do të ishte larguar. Pas tij ka shumë klube. Në janar mund të ketë mundësi. Ne flasim shumë për Çelsin, por ka diçka tjetër. Nëse ka ofertë që i kënaq të gjithë, atëherë do të veprojmë, në të kundërt do të mendojmë rinovimin,”- përfundoi Guiffredi.