Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zbuluar se kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj do të qëndrojë në Napoli dhe do të rinovojë kontratën.
Në një prononcim për “Radio Goal” në Radio Kiss Kiss Napoli, Duka tha se ai ëhstë një lojtar i rëndësishëm dhe mund të bëjë edhe më mirë në sezonet e ardhshme.
“Ne do të luajmë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në 4 shtator. Hysaj? Unë mendoj se ai do të qëndrojë te Napoli. Është një lojtar i rëndësishëm që ka bërë mirë vitet e fundit dhe mund të bëjë edhe më mirë në sezonet e ardhshme. Unë mendoj se Hysaj përfundimisht do të rinovojë kontratën. Ai ka karakterin dhe vendosmërinë e duhur, ashtu si Gatuzo”, u shpreh Duka.