Agnesa Vuthaj për Miss Globe:Vajzat
jo vetëm të bukura edhe misionare

Agnesa Vuthaj për Miss Globe:Vajzat<br />jo vetëm të bukura edhe misionare
Spektakli i bukurisë “Miss Globe”, tashmë një markë shqiptare, pas suksesit në Kanada një vit më parë, do të kthehet në Shqipëri. Petri Bozo, trashëgimtari i patentës nga ish-presidenti i spektaklit botëror Charlie See që nga viti 2004, ka gjetur një formulë të artë për t’i dhënë rëndësi ndërkombëtare këtij spektakli.

Bukurinë e vajzave e promovon paralel me bukuritë e peizazhit shqiptar. Tashmë që spektakli ka një prestigj ndërkombëtar, ëndrra e Petri Bozdos është që të ketë një program të përbashkët me Ministrinë e Turizmit.

Agnesa Vuthaj një nga miset më të hershme të bukurisë shqiptare, që tashmë organizon miss Kosovën delegon në këtë event përfaqësuesen kosovare Bleranda Citaku, e cila shprehet se emocioni i saj është të përfaqësohet denjësisht.

Ndërsa Agnesa Vuthaj vlerëson mënyrën si organizohet Miss Globi, ku sipas saj vajzat nuk çmohen vetëm për bukurinë.
 
Organizatorët e spektaklit pohojnë se konkurrentët do të mbërrijnë në Shqipëri, më 13 nëntor dhe deri në datën 15 nëntor do të realizohet seti fotografik për revistën zyrtare Miss Globe që mbush 15-vjetorin e saj. Turi i sivjetshëm në viset e peizazhit shqiptar do të jetë mjaft atraktiv.

[gallery]19291[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik