TIRANE-  “Bojkoti i opozitës cënon integrimin e vendit. Berisha duhet të tërhiqet madje dhe si deputet“. Ky është qëndrimi i shkrimitarit të madh, Dritëro Agolli i cili në një intervistë ekskluzive për gazetaren Joniada Koçi të televizionit A1 Report, komenton zhvillimet e fundit politike dhe përcjell mesazhe të forta sa i takon qeverisë Rama por edhe qëndrimit bojkotues të opozitës.

Shkrimtari i madh Dritëro Agolli, komenton zhvillimet më të fundit politike, duke lëshuar si zakonisht mesazhe të forta sa i takon qeverisë Rama por dhe qëndrimit të opozitës dhe rolit të ish-kryeministrit Berisha. Duke u ndalur tek ky i fundit Agolli sugjeron që ish-lideri demokrat duhet të tërhiqet nga politika për t’ia lënë vendin të tjerëve.
 
“Sipas shembullit të shumë burrave të shtetit të botës dhe Europës ku jetojmë, duhet që njeriu, d.m.th burri i shtetit të dijë jo vetëm për të drejtuar me hov por duhet të dijë edhe të tërhiqet, të mos imitojë punën e kaluar të tij, sepse gjer këtu e kishte dhe nuk mund të bënte veprime të tjera, por përsërit ato gjëra. Napoleon Bonoparti ka qenë një gjeni nëpër luftëra, mirëpo edhe ai ka gabuar”, thotë Agolli.
 
“Ku ka gabuar?- sqaron më tej Agolli- Sepse në luftrat që fitoi në të gjithë Europën, që nga Gjemania deri në Itali dhe vende të tjera, po me atë metodë sulmoi edhe Rusinë dhe e njëjta metodë veprimi bëri që të dështojë. Sepse me po atë mënyrë që pushtoi Italinë, desh me po atë mënyrë të pushtonte Rusinë. Nuk e merrte me mend se atje ka borë, pra nuk ishin në të njëjtat kushte.
 
Kështu që edhe drejtuesit tanë duhet të tërhiqen, bile dalin më të nderuar kur tërhiqen, të thonë lëre tani se kaq e kisha. Ata drejtues që kanë arritur sukses e gjera të tilla, nuk duhet të ndërhyjnë. Madje, më mirë të mos jenë as deputetë. “do të jenë më të nderuar, se kështu kujtojnë se janë të nderuar. Kujtojnë se do të jenë më të nderuar tani, por jo, nuk janë”, theksoi Agolli.

Shkrimtari i madh ndalet dhe tek veprimtaria e kryeparlamentarit Ilir Meta për të cilin shpreh vlerësime maksimale madje nuk nguron të thotë politikanët duhet të marrin shembull nga dy figura, Pjetër Arbnori dhe Ilir Meta.

INTERVISTA E PLOTE