TIRANE- Shkrimtari Dritëro Agolli dhe deputeti socialist Koço Kokëdhima ndajnë të njëjtën pikëpamje, se kryeministri Rama duhet ta vizitojë Beogradin më 22 tetor. Këtë e kanë shprehur gjatë vizitës që deputeti Kokëdhima zhvilloi në shtëpinë e Agollit për t’i uruar atij 83-vjetorin. E ndërsa nuk kanë munguar urimet, Agolli e Kokëdhima kanë biseduar edhe për zhvillimet politike, ekonomike e kulturore në vend, duke u ndalur padyshim edhe tek zhvillimet më të fundit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, dhe vizitën e kryeministrit Rama në Beograd.
“I urova Dritëroin dhe Sadijen për 83-vjetorin e Dritëroit. Dritëroi është i kthjellët, gëzon shëndet të mirë, është aq i dashur dhe i mençur, patriot e atdhetar si askush tjetër, është një plak i ndritur që i ndjek të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, sportive e shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe nuk lodhet e nuk përton të shpjegojë, të përfshihet e të ndihmojë. Diskutuam për zhvillimet politike në vend, për ngjarjet e fundit në stadiumin e Beogradit dhe vizitën e pritshme të Ramës atje dhe për disa çështje të tjera mbi zhvillimet e të majtës shqiptare. Ndamë të njëjtën pikëpamje se Rama duhet ta vizitojë Beogradin më 22 tetor.
Më tregoi se ishte përpjekur gjithë jetën të bënte vepra të mira, por nuk i kishte shpëtuar dhe mëkatit sidomos dhe kryesisht kur u bë deputet!”, shkruan deputeti Kokëdhima në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, duke përcjellë me foto edhe disa momente nga takimi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com