'Agro fest’, reklamon bukuritë e Gurit të Zi në Shkodër! Duarartat e tezgjahut joshin turistët në këtë qytet

Agro Fest” ka mbledhur në Gurin e Zi operatorët turistikë, fermerë dhe banorë të zonës në një festë ku në fokus ka qene promovimi i resurseve natyrore dhe produkteve të kësaj zone në Bashkinë e Shkodrës.

Për operatorët turistikë të zonës të tilla aktivitete nxisin interesin e vizitorëve për t’u njohur me bukuritë natyrore të Rragamit.

Një pasuri e paçmuar në Gurin e Zi janë edhe artizanët.

E trashëguar brez pas brezi puna me tezgjah nga gratë e zonës është një nga vlerat e veçanta të kësaj zone.

Guri i zi, njësia administrative e cila është vetëm 10 minuta larg Shkodrës mbart vlera të veçantë jo vetëm ne produktet bujqësore të zonës por edhe për bukuritë natyrore dhe historike mes të cilave Rragami me daljen në liqenin e Vau të Dejës, por edhe me historinë e zonës siç është shpella e Gajtanit.

 

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur plot pasion...çfarë thonë yjet për ju sot

Beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur plot pasion...çfarë thonë yjet për ju sot