Agron Duka letër Ramës: Të shkruaj si mik, reflkekto robo sa je në kohë

Agron Duka letër Ramës: Të shkruaj si mik, reflkekto robo sa je në kohë

Edi Rama dhe Agron Duka

Kryetari i PAA, Agron Duka i shkruan kreut të qeverisë një letër të hapur, por jo si politikan. Që në nisje të saj ai i kujton kreut të qeverisë miqësinë që sipas tij ndajnë. Ai thotë se si i tillë e këshillon të heqë dorë nga pushteti para se situata të përkeqësohet.

"I dashur Edi,

Ndryshe nga ty, nuk kam qenë kurrë i aftë të ndaj politikën nga miqësia, por, ashtu si ty, nuk kam bërë ndonjëherë politikë me dimensionin privat të miqve apo kundërshtarëve. Sot po e thyej këtë rregull dhe po të shkruaj si mik, si një person me të cilin më ka lidhur jo vetëm puna por edhe momente jete.

Nuk di nëse po të keqkëshillojnë apo nëse pushteti të ka hequr aftësinë për të parë qartë atë që po ndodh; por më lejo të të them se je bërë i mirë i botës, të paktën i atyre që të rrethojnë sepse nga ty varen privilegjet dhe suksesi që gëzojnë, dhe i keqi i vetes.

Situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, dhe tashmë përplasja duket e pashmangshme. Paraardhësit e tu, pa asnjë përjashtim, janë ndodhur përballë mundësisë së humbjes së pushtetit. Megjithatë, Nano, Meta, Berisha, në mënyrat e tyre, kanë ditur të bëjnë një hap pas. Për këtë arsye, qytetarët janë treguar bujar me ta, edhe kur kanë gabuar, madje u kanë dhënë besimin për t’i qeverisur sërishmi.

Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Sepse e vetmja gjë që të përket është familja jote dhe nderi yt, gjithë të tjerat janë të përkohshme dhe mbi të gjitha janë të shqiptarëve. Herët apo vonë do të duhet t’i dorëzosh, veçse mënyra se si e bën këtë dorëzim do të jetë domethënëse për interesin e vendit.
Nëse vazhdon kështu, kam frik se do të jesh ti vetë kurbani që lips fundi i tranzicionit. Bëj që kurban të bëhet pushteti yt, jo ti, jo vendi ynë.

Reflekto robo, je ende në kohë për të bërë gjënë e duhur. Goni", shkruan Agron Duka.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 19/06/2019 21:51

    shko mor teveqel.eshte keq me mendjen,te shkosh pas lulit eshte fundi i botes

    Përgjigju
  • Malok: 19/06/2019 20:45

    SKA LIDHJE ME JU EDI PRANDAJ E DO POPULLI... Ju keni te gjitha interesat e tjera sic I pershkrove ne letren tende dhe sju intereson fare Shqiperia....KSHUQE TI DHE ATA SI TI SMUND TE JENE SHOKE E MIQ ME ATA SI AI!!!!! Po ndjeni fundin o kriminele te qelbur ndaj perpeliteni qe te gjithe ju hajdute.....EDIT TI HANI ATE QE STHUHET.

    Përgjigju
    • syri: 19/06/2019 21:13

      Klani i Zemunit? Te ka quajtur Saliu dhe Duka i krimeve! Lidhjen politike e ke edhe miqesine me vrasesin Sali! Kriminelet bashkohen!

  • Mondi: 19/06/2019 19:28

    Ti felliqesire pa vlere guxon te kercenosh kryeministrin e zgjedhur Z kryeminister. Ne kete shtet o rrespekto dhe zbato ligjet ose merr keshilla nga ordiner injorant qe vete I keni afruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen