I ftuar në ‘Open’ deputeti i partisë demokratike Agron Gjekmarkaj ka shprehur opinionin e tij sa i përket rikthimit të Berishës në PD. Sipas tij Berisha ka kontribuar pozitivisht në partinë demokratike por ka bërë mjaftueshëm. Rikthimi i tij nuk do të kishte vlerë në momentin që është bërë pas zgjedhjeve. Ndër të tjera vendimin e Bashës e cilëson si të ndikuar nga rrethanat që i ishin krijuar.
“Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa.”, deklaroi Gjekmarkaj.
Deputeti shtoi më tej: Në optikën time, është veprimi i tij, por ai nuk i kërkon ndihmë anëtarësisë por me ndikimin e tij e kërkon atë, nuk po dialogon, por po shpall atë që ka marrë si vendim të tij.
‘Unë besoj që, këtu s’kishte skenar as të keq as të mirë, ishte i vetmi për Bashën në rrethanat që u krijuan.’, përfundoi Gjekmarkaj.
-
Oooo, sa i zgjuar ky. Ore Luli tha qe vetem nga grupi parlamentare e perzuri, jo nga PD. Ky tani thote ndryshe. Ah mavri me boje po si do beni opozite ndaj kapjes se shtetit kur ne menyre korruptive keni kapur nje parti.
Përgjigju -
POgjurme pozitive ka lene hapjen e depove me 97 piramidate 21 janarin,Gerdecin e shume te tjr hyy plera
Përgjigju -
Dil nje malok e hyre nje malok tjeter....
Përgjigju










Komente
Komento