Agron Gjekmarkaj: Nga ideja e kryevezirit Tao te reagimi i liderit në perspektivë Gazi e kryezëvendësi Muli, orët e vështira në Parlament

Agron Gjekmarkaj: Nga ideja e kryevezirit Tao te reagimi i liderit në perspektivë Gazi e kryezëvendësi Muli, orët e vështira në Parlament

Qëkur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se këto ditë Bake xhani mund t’u hynte në punë, ky i fundit e kishte humbur qetësinë. Babua kishte shfaqur dyshime të mëdha për dobinë e tij. Nuk ja kishte thyer zemrën këmbëngulësit, i bindur që e drejta do t’i kthehej si hakmarrje mbi ta. Kur shkuan në presidencë dhe i thanë se shef Babos i duhesh këto ditë që të hiqesh si President dhe të përdorësh pak si provokator ndaj opozitës i shkuan mornica në trup. Sa lajmin mori, toruan humbi.

U pland mbi kolltuk. Ujë ujë…. u dëgjua me lemeri një zë gardisti. Menjëherë i sollën dy gjyma. Pak ja hodhën për ta freskuar e ndonjë gllënjke e piu.

U përmend…por i kishin ikur fjalët….shikimin përqendronte mbi ata që e rrethonin. I pyeste kush jam unë?

Ata një zëri, je Bakja i Republikës, je Bakja ynë, yndyra e vatanit. Pas një kohe u përmend. Mblodhi vartësit e tij dhe po u qahej. Ndryshe kishim rënë dakort. Do rrija në zyrë, në vile, do shëtisja pa folur por vetëm duke buzëqeshur, do udhëtoja, nuk do shfaqesha në media dhe askush nuk do me ngante pos tek tuk romuzeve se qenkem kamerier lepe peqe.

Po tani kush i mban xhinderit e Opozitës, do merren me mua jo SPAKU, jo pronat e ushtrisë, jo spitalet, jo rrogat, jo banaliteti që më paska lezet siç thotë një gazetar i njohur. Babo mund të mërzitet dhe me degdis.  Përsëri ra në kllapi. E mbuluan me një batanije. Fjeti ashtu i trazuar.

U ngrit po këmbët se mbanin. Dy roja e shtrëngonin për krahësh dhe e futen në makinë për në Kuvend. Salla gumëzhinte, ne luftëtarët e lirisë u bëmë barrikadë përpara dhe si bilbilenjet nën rrape ja dhamë fishkëllimës.

Kur ç’të shihnim! Me një karrige që prej njëzet vitesh e tërheq pas vetes u shfaq dhe Muçua ynë. Desha na mori këmbët mua dhe Gazit i cili i murrëtyer, ju kthye Muços  me zë të ulet, do të nduk veshët more zullap.

E shtynte atë cope dru duke dihatur. Djersa i pikonte çurg e bashkë me të pak edhe boja e flokëve. Babua i kishte futur çelësin dhe ishte zgjuar. Siç e morëm vesh me vonë kishte motive të ndihej krenar, kishte firmosur me Damon, reformën zgjedhore ndaj i meritoi shikimet përkëdhelëse që i hodhi Babua me Taon, i cili mund të mburrej që Muçua po ju hyn në punë. Pasi ato i mori (shikimet) ndenji aty si njeriu që e ka merituar besimin e padronit.

Me mallëngjim shihte nga Blerina e cila i tha mos u jep ne të gjithë punojmë për një qëllim, për lavdinë dhe pushtetin e Babos. Ashtu ashtu mërmëriti ai. Nasipi si provokator me pyeti ç’mendim ke për Nikon? Të lartë e kam i them, ka karakter sidomos me shokët që bien në fatkeqësi. Gjynah se mos e heq Babua dhe merr Muçon në kabinet. Jo, jo ju gjegja i sigurtë, më frikë kam se i zë vendin Bores dhe më fik, më ikën nga kronika ajo. Hall paske vëlla, më rrahu krahët. Edhe Laerti u prek.

Lideri që kërkon perspektive Gazi dhe Kryezëvendës Lideri Muli me fuqinë e moralit dominonin krejt atë bina. U afrova me ndrojë. Luan Baçi me përgëzoi. Aroma e lirisë po të deh dhe ty me tha.

U ndjeva si Vlashi tek “Pylli i Lirisë” kur Kovi i foli për herë të parë mbi komunizmin , lëvizjen dhe partinë. Ashtu si të mallëngjyer me gjet Salianji.

Ndonëse u gëzua nuk e fshehu habinë dhe mu drejtua me solemnitet “të lumtë po e dridh tiraninë more qerrata”.  Mora frymë thellë, sikur u zgjata edhe ca.

 

Linditës i shkonin habere që Bakja është shtrirë në divan dhe as merr as jep. Kosta i  saj dhe Gramozit i  shërbente paracetamol dhe kamomil duke i dhëne gajret , “hë se do e kalosh dhe këtë, nuk të thërresim më”.

Bakja nuk fliste thjeshtë rënkonte. Jona dëgjohej në korridor tek psherëtinte “qyqja, qyqja”. Këshilltari im Dori trim që e zë lepurin me qerre dhe e mban mirë me të gjithë, nuk u duk.

Genc Gjonçaj po bënte gati një tezge me ca dërrasa në pjesën e pasme në rast nevoje. Gazi sokëllinte “turp, turp, turp”, Muli turfullonte “hajdut, hajdut”. Babua mes Beles dhe Elises ishte mermerosur. Nuk do ja falë hezitimin Bakes që nuk hyri si trim, të viktimizohej deri në fund.

Bela i tha  “të shkoj ta sjell kaliboç”. Ai nauziti një jo me kokë.  Elisa mallkonte veten për nurin që e kishte mbështjellë në këtë ditë kur shëmtia na rrethoi si turqit Krujën. Më në fund Babo i dha leje Bakes të largohej. Ishin mësuar të shihnim lart Margaritën e gjorë, tani duhet të mësohemi me kokën e buçkosur të Gonxhes.

Allah kij mëshirë. Krisht ndihmona. Jorushi i Tabakeve ishte veshur me të zeza sterrë.  Ajo nuk qan më. Syri i është bërë pishë. Kur më pyeten ku e ke Jorushin që e ke mbrojtur si luan.?! Ja u thashë ku është në zjarrin e betejës po lufton dhe po na ndriçon. I vetmi që qeshte ishte Shalsi. Lum ai. Tritani u kujdes ta pyeste në i ka pirë ilaçet.

Etilda si hije erdhi e ashtu doli nga një cep i trekëndëshit të Bermudës në maje te gishtave pupel. Ermua sikur e kishte nxjerre djallin nga vetja e paqësore dukej.

Viti i ri ja kishte debuar xhinderit. Mimi di Puccini po i thoshte Majkos i cili tundte kokën ritmikisht “jeta është e  gjitha një metafore vëllai”. Etjenit i hahej. Fërkoi duart kur mori vesh që Klosi do shtronte darkë për ditëlindje dhe qoftet do binin mbi ta si gjyle i lehtësuar u ngrit. Ogi e cila e cila prej kohesh po lëron hyllinë e elegancës , kur mori vesh qe do hanin qofte vari buzët por se dha veten. Seanca u mbyll. Krye zëvendës Lideri Muli për here të parë foli në vend të Doktorit. Pastaj Lideri që kërkon perspektiven si çifuti token e premtuar gjithashtu. Po ashtu dhe Muço Juda u llafos.  Trinia u krye. Ati, biri dhe shpirti shenjtë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur