Agron Gjekmarkaj: PD si Kabuli erdhën talebanët për ta marrë! S’ulen në një tryezë me Berishën
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka sqaqruar për “Top Chanel” se arsyeja e mungesës së tij nga tryezat e diskutimeve në selinë blu me demokratët është Sali Berisha.
Ai tha se nuk do të jetë asnjëherë një deputet i Berishës, ndërsa shtoi se mbështet rezistencën e Enkelejd Alibeajt
“Nuk kam shkuar në grup se e kam shumë të freskët ditën e 8 janarit që mund të ishte një ditë tragjike. Tani e shoh si një pushtim dhe uzurpim të PD dhe s’kam dashur që me prezencën time të legjitimoj këtë uzurpim. Unë nuk do të jem kurrë një deputet i Sali Berishës, do jem deputet i Lezhës dhe i PD në mënyrë që kjo parti të kthehet tek vlerat perëndimore dhe miqësia me SHBA. I bindur që Partia Demokratike nuk mund t’i rikthehet vlerave perëndimore me Sali Berishën në krye të saj, mbështet rezistencën e Enkelejd Alibeaj”, u shpreh Gjekmarkaj.
Deputeti paralelizoi PD me Kabulin, duke cilësuar si talebanë pjesëtarët e “Rithemelimit” dhe si Ashrag Ghanin, Bashën.
Ai tha se sot PD ka një kryetar grupi parlamentar që ka shumicën e grupit por kreu i grupit nuk shkarkohet me vullnet hyjnor por me vullnet të anëtarëve të grupit.
“Të duket ndonjëherë sikur PD ra sikur Kabuli, erdhën talebanët për ta marrë, Basha iku si Ashraf Ghani dhe ata e morën pushtetin. Alibeaj nuk është polic, as gardist, është politikan dhe në klimën kur kërkon bashkëpunim do i dëgjosh edhe kur të tjerët sillen si pushtues. Por, ata që ish- nënkryetari demokrat i quan pushtues, kanë vendosur të mos e njohin më Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi”, tha Gjekmarkaj.
Agron Gjekmarkaj tha se nuk pajtohet me realitetin e ri në Partinë Demokratike dhe se distancohet nga sulmet që Berisha ka nisur ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.
J.GJ./a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.8%
-
Jo
46.4%
-
Jam i/e dyzuar
8.7%
Vota total: 1124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Berisha: Belinda Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm dy gjini, të dënohet kush flet për Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
28 Janar, 16:04
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Komisioni i Ekonomisë/ Investimet Strategjike, afati i aplikimeve shtyhet deri më 2026! PD: Favorizon klientët e Qeverisë
28 Janar, 15:21
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
28 Janar, 12:45
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34