Agron Hoxha: S’do ndërtojmë
vetëm xhami, por kompleks

Agron Hoxha: S’do ndërtojmë<br />vetëm xhami, por kompleks
TIRANE - Ka nisur mes debatesh të forta prerja e pemëve te sheshi i Namzagjasë për ndërtimin e xhamisë. Ndonëse nga Komuniteti Mysliman, nuk pranojnë të na thonë nëse u ka mbërritur projekti i zbardhur nga bashkia, ka filluar të hapet një gropë në mes të lulishtes për hedhjen e themeleve të objektit të kultit të myslimanëve.

Agron Hoxha, shefi i zyrës së shtypit në KMSH, u përgjigjet akuzave të ambientalistëve se vetë xhamia po ngrihet mbi një qendër biznesi. Sipas tij, kjo nuk është e vërtetë, por ai pohon se ata asnjëherë nuk kanë folur për ndërtimin vetëm të një xhamie, por të kompleksit të Namazgjasë.

Që sipas tij nënkupton, që përveç xhamisë, do të ofrohen edhe shumë shërbime të tjera që do të jenë në funksion jo vetëm të myslimanëve por të të gjithë qyetarëve. “Ne asnjëherë nuk kemi thënë se do të ndërtojmë vetëm xhami, por kemi thënë se do të ndërtohet kompleksi i Namazgjasë.

Godina është parashikuar që të ketë dy kate parkim nëntokësor, ndërsa në katin e parë do të ofrohen shumë shërbime të ndryshme për të gjithë. Do të ketë katër salla konferencash, që mund të përdoren edhe nga të tjerët, jo vetëm nga komuniteti, do të ketë një bibliotekë të madhe, do të ketë një muze, si dhe disa shërbime të tjera, që do të jenë në shërbim të qytetarëve.

E theksoj edhe njëherë se qëllimi ynë nuk është që aty të ndërtohet një xhami vetëm për myslimanët, por një objekt që t’u shërbejë dhe ta gjejnë veten edhe qytetarë të tjerë jo myslimanë. Thelbi është se i është qëndruar projektit të parë.

Ne e kuptojmë shumë mirë se çështja e prerjes së pemëve te lulishtja ka një impakt shumë të madh tek qytetarët, por do të mundohemi ta rikuperojmë këtë sipërfaqe duke dhënë kontributin tonë.

Madje nëse ju shkoni të shikoni, shumica e pemëve që janë prerë ishin të kalbura”, - na thotë më tej Agron Hoxha, zëdhënsi i zyrës së shtypit të Komunitet Mysliman.

Sipas tij, menjëherë pas zgjedhjeve, ata do të nisin një fushatë në të gjithë Tiranën për mbjelljen e mbi një mijë pemëve, duke dashur që të zvogëlojnë kështu disi, dëmin për prerjen e një prej lulishteve më të frekuentura të Tiranës, që në vitet 30-të ka qenë shesh falje për myslimanët ose ndryshe Namazgja.

Xhamia e re që pritet të ndërtohet te sheshi i Namazgjasë pritet që të stgrehojë brenda rreth 3 mijë besimtarë, por sërish ajo nuk do të mund të përballojë fluksin e madh të myslimanëve, që me rastin e festës së Bajramit, mbushin bulevardin kryesor të Tiranës për të falur këtë ditë të shënuar në kalendarin e tyre fetar.

Edhe nëse puna nis sot për ndërtimin e saj, shiriti i përfundimit të punimeve do të pritet vetëm pas katër vitesh. Guri i parë i themelit për ndërtimin e saj në këtë fvend është hedhur më 1993 nga presidenti i atëhershëm Sali Berisha dhe ish kreu i mylimanëve, Hafiz Sabri Koçi. Ndërsa në prill të këtij viti u firmos marrëveshja për nisjen e punimeve për ndërtimin e saj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.con)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë