Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes: Sëmundja doli më e fortë

Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes: Sëmundja doli më e fortë

Agron Llakaj

Aktori i njohur shqiptar Agron Llakaj vetëm pak ditë më parë humbi bashkëshorten e tij Kostandinën si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ditën e sotme ai ka postuar një video falenderimi për të gjithë njerëzit që e bënë dhimbjen e tij pak më të lehtë në këtë periudhë të vështirë.

"Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.

Mali i dhimbjes që Kostandina la pas nuk ka fjalë që mund ta shpreh. Pesha është shumë e madhe. Pikërisht për shkak të kësaj dhimbje ne po pranojmë vuajtjen.

I kam lexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj. Ne nuk do ruajmë kujtimin e Kostandinës, sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën. Jetën nuk e zgjedhim, e tillë është.

Në dy vite Kostandina tregoi se jo thjesht ishte shtylla e shtëpisë, por ishte dhe njeriu me karakterin më të fortë.

Në këto dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, në këtë betejë me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thikë në zemër është e vështirë. Motiv ishte Kostandina.

Sëmundja doli më e fortë. Shpresoj që atë që Kostandina la pas, fëmijët e mi ta trashëgojnë. Dashurinë e madhe njerëzore, respektin mbi gjithçka.

Dua të them shumë. Por i prekur dhe i emocionuar nga pjesëmarrja e të gjithë njerëzve, dua të shpreh falenderimin e madh, mirënjohje dhe t’ju them duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin. Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju jap është shëndeti. Çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara me shëndet dhe zemrat plot! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesat dhe nipërit. Faleminderit me zemër", thotë Agron Llakaj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë