Aktori dhe moderatori i njohur Agron Llakaj, ka bërë dedikim mjaft prekës për bashkëshorten e tij Konstandinën.
Sot ata do të festonin 40 vjetorin e martesës, por fatkeqësisht partnerja e tij nda nga jeta dy muaj më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
“Sot do festonim 40 vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores, ike. Festo me engjëjt, zemër, shkruan Agron Llaka në Insta Story.
Komento