‘Ahengu shkodran’ çel edicionin jubile në teatrin ‘Migjeni’! Artistët e muzikës tradicionale qytetare dhurojnë emocione për publikun

Mes muzikës dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore, “Ahengu Shkodran” zhvilloi edicionin jubile në Teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Artistët më në zë të këngës qytetare sollën disa nga perlat e muzikës së vjetër shkodrane të trashëguar ndër breza.

Për artistin Bujar Qamili edicioni i dhjetë i “Ahengut Shkodran” ka sjellë dhe këngëtarë të rinj që sipas tij duhet ta vazhdojnë të trashëgojne këtë traditë të bukur shekullore të muzikës qytetare.

“Spektatori është kënaqur jashtëzakonisht me perlat e këngës shkodrane me ahengun Shkodran. Unë sot u paraqita me këngët e të madhit Bik Ndoja. Përveç këngëtarëve me përvojë dhe këngëtarëve të vjetër janë afruar edhe këngëtarët e rinj edhe ata besoj do ta vazhdojnë këtë rrugë me radhë”, tha Bujar Qamili.

“Dihet që “Ahengu Shkodran” më së shumti, përveç Shkodrës fe ka një shtëpi të dytë, fle në Gjakovë. Ne u rritëm me muzikën e “Ahengut Shkodran” me Bik Ndojë,  Shyqyri Alushin,Xhevdet Havizin. Kjo e sotmja ishte një natë e jashtëzakonshme", tha Artan Bakija.

“Ahengu Shkodran” një nga kryeveprat e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore kombëtare u mbyll me këngë kushtuar bilbili të muzikës shkodrane, Bik Ndoja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë