Julian Ahmataj ka debutuar me fitore në krye të Tiranës. Bardheblutë në javën e 10 të Superligës kanë mposhtur me shifrat 0-3 Luftëtarin në transfertë, duke marrë një fitore e cila i ngjit përkohësisht në vendin e parë në tabelë, po aq pikë sa Bylis dhe Partizani.
Në Gjirokastër takimi u zhbllokua në minutën e 27 nga Torana, ndërsa në fundin e pjesës së parë realizoi edhe Ngoo. Në pjesën e dytë për t’u veçuar ishte vetëm goli i Edon hasanit, që njokësisht vulosi edhe sfidën.
Ndërkohë në Ballsh Bylisi dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë, duke bërë që vendasit të ngjitën në kuotë të barabartë me Tiranën. Në këtë sfidë Teuta ishte më kërkuese, por gjithsesi në fund portat mbetën të paprekura.
Rezultati më befasues ndodhi në Laç, aty ku vendasit mposhtën me shifrat 3-0 Vllazninë, e cila vinte pas një fitoreje me Flamurtarin. Për ekipin e Laçit njeriu I ndeshjes ishte Nuabueze i cili realizoi ‘dopietë’, ndërsa autorsinë e golit tjetër e kishte Lushkja.