Ahmataj jep dorëheqjen nga Tirana, trajneri: Këtu mendojnë vetëm si e si të largojnë

Ahmataj jep dorëheqjen nga Tirana, trajneri: Këtu mendojnë vetëm si e si të largojnë

Transferta e Korçës kundër Skënderbeut ka rezultuar tepër e vështirë për Tiranën, e cila është mposhtur 2-1 për llogari të javës së 13 të Superligës. Por kjo nuk ka qenë befasia e vetme, pasi trajneri i meëruar afërsisht një muaj më parë, Julian Ahmataj ka dhënë dorëheqjen. Në përfundim të takimit, numri 1 i pankinës së bardhebluve i cili ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje në këtë skuadër, për ‘super sport’ ka thënë se i ka paraqitur dorëheqjen presidentit.

“Zhgënjim i madh ky rezultat. Erdhi nga dy tranzicione të shpejta, kur ne jemi në superioritet numerik në ato situata. Është për të ardhur keq që vijnë këto gola, dhe prishin psikologjinë e skuadrës. Shkojmë edhe deri te porta e kundërshtarit, dhe nuk godasin. Gjëra që duhen rregulluar, por ccdo gjë vjen graduale. Këtu, sa vendosin një trajner, mendojnë ta heqin. Kështu nuk punohet. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit dhe drejtorit të klubit. Nëse jam unë e keqja, mirë. Nuk ka lidhje gjendja emocionale. Të humbësh ndaj një skuadre që shkon 3 herë në portë, duke shkuar edhe më pak lojtarë ekipi tjetër, kjo është e habitshme. Më ka prerë hovin kjo gjë.

Kemi punuar 3-4 herë për ta spostuar kundërshtarin. Çdo gjë është përgatitur shumë mirë. Ndeshja ishte përgatitur në mënyrën më të mirë. Më thoni pse nuk funksionoi një goditje standarte? Kemi punuar shumë goditje standarte. Pse Muçit i ngeli të marrë përsipër? Ta ndihmojmë ne atë të ecim përpara.

Unë marr përgjegjësitë e lojës. Ne nuk duhet ta mbajmë me zor vendin e punës. Nuk mbahet kështu. Lojtarët japin maksimumin. Më mirë të marr unë nismën, të largohem, që gjërat të largohen. Ju thashë, që sapo vihet një trajner, mendohet si ta heqin,”- u shpreh Ahmataj.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/11/2019 19:58

    Shko drejto Elbasanin nxirre nga balta neqoftese e ndjen veten qe je elbasanas i vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi