Ahmetaj: Cez krijon kompani
inekzistente, i transferon para

Ahmetaj: Cez krijon kompani <br />inekzistente, i transferon para
TIRANE – Partia Socialiste ka vijuar denoncimet ndaj kompanisë energjetike Cez-Shpërndjarje duke akuzuar njëkohësisht qeverinë se ka zvogëluar qëllimisht pasuri publike.

“Sot po vazhdojmë me zbardhjen e aferës së shekullit. Në pak më shumë se dy vite, një pasuri publike prej disa qindra miliona dollarësh është zvogëluar qëllimisht nga qeveria shqiptare, është privatizuar me një fraksion të çmimit të vërtetë dhe sot, vetëm dy vjet e gjysmë më pas, është firuar e humbur, ndërsa kapitali i kompanisë aktuale është reduktuar në një përqind të asaj që ishte vetëm dy vjet më parë.”, tha deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj.

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, Ahmetaj tha sot se CEZ ka krijuar disa kompani të cilat merren me aktivitetin ekonomik dhe juridik të kompanisë, sipas të cilit Cez-Shpërndarje transferon paratë ndaj Cez-Albania.

“CEZ Albania është kompani e dizenjuar për të bërë konsulencë. Konsulencë për çfarë?! Këtu fiksoheni këtë kompani, e cila ka marrë në vite sasi të konsiderueshme parash, ka faturuar sasi të konsiderueshme parash ndaj CEZ Shpërndarje. Shikoni sesa para faturon CEZ Albania për shërbime konsulence. Në 2009, 2.5 milionë dollarë. 2.5 milionë dollarë shërbime konsulence, një kompanie monopol, e cila jo vetëm që nuk e ka përmirësuar menaxhimin, por ka zeruar pasurinë e shqiptarëve. Në 2010, 7 milionë dollarë. Në 2011, 12 milionë dollarë dhe vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2012, 1 milionë dollarë. Një pasuri e tërë mbi 30 milionë dollarë të cilat faturohen në favor të CEZ Albania për arsye që duhet t’i dijë qeveria shqiptare dhe Enti Rregullator.”, u shpreh Ahmetaj.

Në vjim të akuzave të një dite më parë, ku deputeti socialist u shpreh se Cez faturon konsumatorin mbi vlerën reale të asaj që shpenzohesh, sot Ahmetaj solli një tjetër faturë shembull.

“Kjo është një faturë që unë do t’i lutesha medias edhe ta investigonte. Është një shtëpi e pabanuar, kjo është një faturë reale. Kjo është një banesë bosh e faturuar 104 mijë lekë, pra mbi 1 milion lekë të vjetra. Merrni ekstremitetet e faturës, mund ta investigoni, ky është një abuzim i drejtpërdrejtë, në sytë e Entit Rregullator, në sytë e qeverisë shqiptare.”, tha Ahmetaj.

Deputeti socialist tha në përfundim të fjalës së tij se në dy ditët në vijim do të bëjë një përmbledhje të fakteve sipas tij, abuzuese që ka paraqitur për mediat në lidhje me kompanine çeke energjetike Cez-Shpërndajre.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë