Ahmetaj: Inspektimi metrologjik
i tregut sipas standardeve të BE
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, u shpreh të hënën në komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, se ngritja e Inspektoriatit të Mbikqyrjes së Tregut do të bëjë të mundur kontrollin metrologjik të të gjithë mallrave konform standardeve të BE-së.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, u shpreh të hënën në komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, se ngritja e Inspektoriatit të Mbikqyrjes së Tregut do të bëjë të mundur kontrollin metrologjik të të gjithë mallrave konform standardeve të BE-së.
Gjatë prezantimit të projektligjit “Për metrologjinë” i ndryshuar, në komisionin e Kuvendit, ministri Ahmetaj tha se, regjistrimi i mallrave aktualisht është vullnetar, ndërsa me miratimin e kësaj strukture të Inspektoriatit të Mbikqyrjes së Tregut, do të jetë detyrim ligjor, që do të thotë rritje e cilësisë së mallrave.
Ngritja e Inspektoriatit të Mbikqyrjes së Tregut pritet të përmirësojë cilësinë dhe standardet e mallrave në treg dhe është një kërkesë e BE,e shprehur që në Progres Raportin për Shqipërinë në vitin 2007.
Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, Autoriteti i Inspektimit të Tregut dhe Metrologjisë, është personel juridik publik, me juridiksion në të gjithë territorin e vendit, e organizuar si drejtori e përgjithshme në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë.
Autoriteti, në kuadër të këtij ligji, është përgjegjës për metrologjinë shkencore, industriale dhe ligjore si dhe për inspektimin metrologjik, sipas dispozitave të këtij ligji. Autoriteti kryen dhe funksione të tjera inspektuese të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi.
Ky institucion realizon inspektimin metrologjik dhe merr vendim për heqjen nga tregu të instrumentit matës, kur ky instrument nuk plotëson kërkesat teknike dhe metrologjike të kërkuara, të përcaktuara për një procedurë testimi. Ai kryen dhe funksione të tjera inspektuese të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave sipas legjislacionit në fuqi. ATSH
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79.1%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 2489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Zhvillohet meshë përshpirtjeje në kujtim të viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve
30 Qershor, 17:58
-
Lando Norris: Verstappen i pamatur, i dëshpëruar dhe agresiv
30 Qershor, 17:57
-
Për një marrëdhënie të shëndetshme, 3 zakone që forcojnë lidhjen
30 Qershor, 17:48
-
Euro 2024/ Gazetari Ernest Koçi: Spanja dhe Anglia superfavoritë sot! Pas eliminimit të Kombëtares ka rënë interesi për Europianin
30 Qershor, 17:47
-
Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël
30 Qershor, 17:19
-
Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën
30 Qershor, 17:13
-
Prodhimi i rakisë në mënyrë artizanale, organizohet për herë të parë festa në Gjirokastër! Jo vetëm burrat por edhe gratë ziejnë pijen tradicionale
30 Qershor, 17:04
-
Euro 2024/ Anglia dhe Sllovakia për historinë, formacionet zyrtare në ndeshjen e 1/8 në 'Schalke Arena'
30 Qershor, 17:01
-
Greqia përballet me zjarre, ditën e djeshme shpërthyen 40 vatra në mbarë vendin
30 Qershor, 16:52
-
7 të vdekur dhe 31 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Reperi ‘Putinist’ Kanye West pritet te mbajë koncert në Moskë
30 Qershor, 16:51
-
Çmenduri në Formula 1, Verstappen dhe Norris nxjerrin jashtë njëri-tjetrin! Triumfon Russell, Ferrari në podium
30 Qershor, 16:41
-
Vlorë/ Zjarr në Radhimë, flakët djegin një sipërfaqe me shkurre dhe barishte pranë njësive akomoduese
30 Qershor, 16:40