Protesta për çmimet, ambasada e SHBA fillimisht thotë se e organizon PD por më pas e ndryshon! I bën thirrje amerikanëve: Kini kujdes

Protesta për çmimet, ambasada e SHBA fillimisht thotë se e organizon PD por më pas e ndryshon! I bën thirrje amerikanëve: Kini kujdes

Ambasada e SHBA

Edhe pse organizator i protestës sot në shesh zyrtarisht nuk është PD, por është shprehur për mbështetje të saj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka lëshuar një njoftim për shtetasit e SHBA në Shqipëri. Fillimisht në të thuhej se gjatë kësaj të mërkure PD ka paralajmëruar një protestë para godinës së kryeministrisë, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike ndaj shtetasit amerikanë duhet të shmangin turmat në lokacione të ndryshme, pasi protesta mund të jetë paqësore por mund edhe të mos jenë të tilla, por më pas është ndryshuar nga vetë stafi i ambasadës. 

"Një protestë është njoftuar në Tiranë. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada përsërit thirrjen për qytetarët e saj që të "shmangin tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim, të jenë të vetëdijshëm për çfarë ndodh rreth e rrotull, të monitorjnë mediat lokale për përditësime".

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 06/10/2021 17:04

    Po dihet qe PD ka dore sepse i kishe aty derdimenet duke u jargavitur. Tani pyetja eshte kush do e marr ne dore PD ja qeverin dhe te zgjidhi keto kriza globale??????????????? Apo do behet Flor Binaj krieminister ene me batuta do zgjidh krizen????

    Përgjigju
  • Jugu: 06/10/2021 11:02

    Po po shyqyr qe i lajmeron ambasada se aq amerikane kemi ktu saaaa... po ca lidhje ka se e organizon PD apo shoqeria civile, se kshtu i bie diskriminim se jemi ne Shqiperi jo ne Jemen. Tvetmit kokthare amerikane jane ato halet e deshmitareve te jehovait.

    Përgjigju
    • Andi: 06/10/2021 18:56

      Sikur 1 amerikan të ketë, kjo është detyra e ambasadës. Dhe ke me qindra e mijëra. Mos harro se ke dhe shumë shqiptarë me pasaportë amerikane. Këtë duhet të bëjë çdo ambasadë për shtetasit e vet, vetëm ambasadat tona shqiptare nëpër botë nuk e rruajnë

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç