Ahmetaj: INSTAT kontrollohet
drejtpërdrejtë nga Berisha
Sekretari për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit pranë Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, në një intervistë për PSTV (www.ps.al) flet për zhvillimet ekonomike të vitit 2011 dhe ato që priten në këtë vit të saponisur. Ahmetaj foli për ndryshimet në ligjin për INSTAT duke u shprehur se janë bërë për ti dhënë kontroll të plotë Kryeministrit Berisha mbi këtë institucion.
Sekretari për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit pranë Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, në një intervistë për PSTV (www.ps.al) flet për zhvillimet ekonomike të vitit 2011 dhe ato që priten në këtë vit të saponisur.
Ahmetaj foli për ndryshimet në ligjin për INSTAT duke u shprehur se janë bërë për ti dhënë kontroll të plotë Kryeministrit Berisha mbi këtë institucion.
“INSTAT është sot një institucion i kompromentuar në shifra, është në dorë totale të kryeministrit, ka qenë de facto në dorë të kryeministrit dhe sot është edhe de juro. Ky është një tregues që në finale kryeministri ka vendosur të sofistikojë dhe të rrisë nivelin e gënjeshtrës”, tha Ahmetaj.
Ndërkohë mbi parashikimn e tij për ekonominë e vendit, Ahmetaj u shpreh se “nuk ka sesi viti 2012 të konsiderohet i vecuar nga pikëpamja ekonomike nga vitet e kaluara, ai parashikohet të jetë një vit i zhytur në krizë më të thelluar se ajo që kaluam në vitin 2009. Nëse qeveria e quan stabilitet ekonomik rënien prej 30% të fuqisë blerëse, nëse e quan stabilitet ekonomik trefishim e cmimit të shumë produkteve ushqimore, nëse e quan stabilitet ekonomik rritjen e çmimit të barnave dhe nëse e quan stabilitet ekonomik papunësinë? Atëhëre sipas qeverisë kemi stabilitet ekonomikë. Rritja ekonomike ka qenë shumë herë më e ulët se ajo që deklaron qeveria bashkë me INSTAT”.
Ahmetaj u ndal gjithashtu edhe në shitjen e OSSH-CEZ-it, të cilën e quajti aferën më të madhe korruptive në 20 vitet e fundit.
“KESH që është pasuri publike është detyruar të subvencionojë çdo vit CEZ-in 40 mln euro, në 3 vjet është 120 mln euro, praktikisht Sali Berisha ia ka falur OSSH-në CEZ-it me 0 lekë”, tha Ahmetaj. ah/Shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5506
Lajme të tjera
-
Zv. Ministri i Jashtëm rus: Rreziku i konfliktit bërthamor në nivelin më të lartë në dekada
23 Mars, 08:54
-
Kurti raporton sot para deputetëve të Kosovës për takimin e Ohrit
23 Mars, 08:49
-
Tiranë/ Nis puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Njazi Meka’
23 Mars, 08:43
-
Shokët e Luizit zbulojnë ‘prapaskenat’: Letrën e burrit të Oltës e ka shkruar Anaid Kaloti
23 Mars, 08:31
-
Ishte shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 24-vjeçari në Ersekë
23 Mars, 08:28
-
Sot nis muaji i Ramazanit, Begaj: Agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, bashkoj me ju lutjet për më shumë begati
23 Mars, 08:28
-
‘Mos na incizo, na q….!’/ Sekseri kalon qytetarin në Portin e Vlorës me 170 euro! Pezullohen 3 punonjësit e policisë
23 Mars, 08:05
-
Tërmet në Korçë gjatë natës me magnitudë 4.4! Qytetarët në panik dalin nga banesat
23 Mars, 08:00
-
‘Kur ishin shtuar kontradiktat mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe…’/ Dëshmia e ish-ushtarakut, në vitin 1960
23 Mars, 07:51
-
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?
23 Mars, 07:48
-
Sot Kuvend, Bujar Leskaj e Zef Hila interpelancë me ministren e Shëndetësisë! Xhixho seancë me pyetje me Kushin
23 Mars, 07:47
-
Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin atë
23 Mars, 07:46