Ahmetaj letër Vlahutinit e Gaianit
për eliminimin e taksës fikse në Itali
PDF/Letra e plotë e ministrit Ahmetaj

Ahmetaj letër Vlahutinit e Gaianit<br />për eliminimin e taksës fikse në Itali<br />PDF/Letra e plotë e ministrit Ahmetaj
TIRANE- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i ka drejtuar një letër zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe ambasadores Romana Vlahutin, si dhe ambasadorit italian në Shqipëri, Massimo Gaiani , ku i kërkohet mbështetje për eliminimin e taksës fikse për transportuesit rrugorë Shqiptarë në territorin e Italisë.
 
Kjo kërkesë bëhet në kuadër të monitorimit të implementimit të masave lehtësuese në mbështetje të sektorit fason. Ministria e zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes njofton se po ndjek me vëmendje masat që janë ende në proces zgjidhjeje, për të garantuar finalizimin e tyre. Një ndër kërkesat e industrisë ishte ajo e lidhur me taksën e transportuesve rrugorë shqiptarë në territorin italian, e cila është vlerësuar nga ana e Qeverisë Shqiptare si një taksë e padrejtë dhe diskriminuese.
 
Sipas letrës, transportuesit rrugor shqiptarë janë subjekt i pagesës së taksës fikse në përputhje me ligjin italian. I njëjti ligj parashikon që në kushte të caktuara (reciprociteti në trajtimin tatimor apo nevojave të trafikut) mund të bëhen përjashtime nga kjo taksë me dekret të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës, ne marrëveshje me atë të infrastrukturës dhe transportit të Republikës Italiane. Sipas letrës, se kjo çështje është parashtruar vazhdimisht për zgjedhje urgjente dhe përfundimtare, duke theksuar nevojën e shmangies të trajtimit diskriminues të transportuesve shqiptarë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare