Një pemë në Parkun “Europa” në përkujtim të Rozmari Jorganxhi, Veliaj: Tirana di t’i nderojë figurat e saj

Një pemë në qender të Tiranës per mexosopranon e njohur shqiptare, Rozmari Jorganxhi, e cila u nda nga jeta një vit më parë, në moshën 83-vjeçare. Familjarë, miq, artistë apo ish-nxënës e studentë të këngëtares me famë ndërkombëtare u mbledhen për ta përkujtuar përmes një ceremonie të organizuar nga Bashkia e Tiranës, në nder të figurës së njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe jo vetëm, pasi Jorganxhi 10 vitet e fundit të karrierës së saj ia kushtoi Teatrit “Giusepe Verdi” në Trieste të Italisë. 

“Është vërtet emocionuese të jem sot ketu me shumë miq, per te perkujtuar nje personalitet si Rozmari Jorganxhi,” u shpreh mes emocionesh, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas performancës muzikore të mbajtur nga grupi muzikor “Rozafa Expression”, dirigjuar nga profesor Zef Çoba, ish-nxënës i solistes lirike, po ashtu dirigjente e korit të TOB. 

“Sot jam i nderuar që do të mbjellim një pemë mu në zemër të qytetit, për të kujtuar të dashurën tonë Rozmari Jorganxhi. Ditë si kjo na kujtojnë personalitetet që do mbeten këtu edhe kur ne kalimtarët të mos jemi më. Teksa mbjellim këtë pemë sot, një përkujtim shumë i veçantë, dua që sa herë që të kaloni e të shihni atë pemë që hedh rrënjë, të kujtoni mikeshën tonë dhe ata që lanë gjurmë në qytetin tonë. Kur të shkruhet historia nuk do mbahet mend zhurma, por do mbahet mend muzika, e cila do ketë një vend të veçantë në memorien, por edhe në hapësirën fizike të këtij qyteti,” tha më tej kryebashkiaku Veliaj. 

Djali i mezzosopranes së njohur, e quajtur edhe mbretëresha e muzikës Bel Canto në Trieste, kantautori i njohur Gergj Leka, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij të thellë në emër të gjithë familjes, sidomos ndaj Bashkisë së Tiranës.

“Unë jam mësuar të flas për muzikën, por të flasësh për nënën është shumë e vështirë. Sot i jam shumë mirënjohës Bashkisë së Tiranës, i vetmi institucion që u kujtua për Rozmari Jorganxhi si artiste, falë kulturës, zemërgjerësisë dhe mirësisë së zotit Veliaj dhe një stafi të mrekullueshëm. Ju faleminderit shumë të gjithëve. Nuk kam si të mos falënderoj dhe të gjithë miqtë e nënës sime, e them me gjithë gojën miqtë, pastaj kolegët që na u bashkuan në këtë ditë,” u shpreh kantautori Gjergj Leka. 

Rozmari Jorganxhi ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare. Jorganxhi ishte e para dirigjente femër e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më vonë ajo u transferua në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teri: 23/10/2021 16:46

    Mos pas pemes do ndertohet nje kulle....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë