TIRANE - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka zhvilluar dje një takim me një delegacion nga Kina. Gjatë takimi janë prezantuat një sërë projektesh me kërkesa për financimet kineze në takimin e Sesionit të 8-të të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Shqiptaro-Kinez për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar.
Ministri Ahmetaj tha se pala shqiptare është shumë e interesuar për ndërtimin e Rrugës së re të Arbrit. “Ne jemi shumë të interesuar të përfundojmë marrëveshjen që është në diskutim dhe sipër që të afrohet një koncension me kushte financiare të buta dhe të favorshme. Ne duam të ecim shumë shpejt, të kemi termat konkrete financiare për të firmosur marrëveshjen dhe menjëherë konsorciumi kinez të nisë nga puna”, tha ai.
Ndër sektorët strategjik, Ahmetaj përcaktoi ndërtimin e portit të ri të Shëngjinit, që pritet të kthehet në port rajonal për Kosovën, Sërbinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, si dhe ndërtimin e linjës hekurodhore me koncension për ta lidhur rrjetin shqiptar me rajonin dhe më gjerë.
Gjithashtu ministri Ahmetaj hodhi propozimin për zhvillimn ei idesë për Autostradën e kaltër, HEC-et e Skavicës, Vjosës, gazifikimin e vendit përmes projekteve TAP dhe IAP, ujësjellësat, kanalizimet, etj. Ministri kërkoi projekte konkrete nga kompanitë kineze që duan të investojnë në Shqipëri, ndërsa shtroi nevojën për rritjen e asistencës kineze për trajnimet në administratë, SME-të, për rininë shkollore, etj.
Duke vlerësuar nismën e qeverisë kineze për çeljen e fondit prej 10 miliardë usd për kreditime në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore si dhe fondit të investimeve me vlerë 500 milionë usd, Ahmetaj shprehu interesimin për mënyrat e aplikimit të palës shqiptare në këto dy fonde të financuara nga qeveria kineze.
Rrugët për aplikim tek fondet e qeverisë kineze në projekte të përbashkëta nga sipërmarrjet shqiptare dhe kineze, rritja e pranisë së kompanive kineze me investime direkt në sektorë të ndryshëm edhe mes partneriteti publik-privat, rritja e trajnimeve kineze për administratën, bizneset dhe rinisë, me fokus zhvillimin ekonomik të vendit tonë, rritja e eksporteve shqiptare në Kinë, etj, ishin ndër këresat që pala shqiptare paraqiti në këtë takim.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com