Ahmetaj: Morët borxh me interes
13%. Spaho: E rritët 1 mld euro

Ahmetaj: Morët borxh me interes<br />13%. Spaho: E rritët 1 mld euro
Shqyrtimi i borxhit qeveritar është shoqëruar me debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
 
Të djathtët akuzuan Ministrinë e Financave se ka çuar në nivelin 74% borxhin publik duke rënduar arkën e shtetit.
 
Ministri Arben Ahmetaj replikoi duke sjellë në vëmendje borxhet e Qeverisë Berisha, duke thënë se për ndërtimin e Rrugës së Kombit është marrë hua me normë interesi 13%.
 
Ai analizoi borxhin aktual të Qeverisë duke thënë se ulja e tij ka nisur që këtë vit, dhe se vetëm nga ulja e interesave ekonomia shqiptare do të përfitoj 20 milionë dollarë në vit.

 "Janë 20 mln Dollarë do të shkojnë për investime publike ose në ulje të borxhit publik, në hapësirë për sektorin privat për të përfituar nga kredia për ekonomine". 

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho akuzoi se në tre vite qeveria ka marrë rreth 1 miliardë euro borxhe, të cilat nuk janë përkthyer në rritje ekonomike e investime.
 
"Ku shkuan 7% rritje në 3 vite që është 1 mld Dollarë, ku i keni çuar".

Sipas Ministrisë së Financave, defiçiti buxhetor për vitin 2017 planifikohet të jetë në nivelin 2.0% të PBB. Rrjedhimisht, niveli i borxhit publik të targetuar, do të ulet me rreth 2.7 pikë përqindje dhe do të vijojë këtë trend rënës në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS