Ahmetaj: Në 10 qershor tender për
3 zona të lira ekonomike në vend

Ahmetaj: Në 10 qershor tender për<br />3 zona të lira ekonomike në vend
TIRANE- Ministri Arben Ahmetaj prezantoi tre Zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Spitallë të Durrësit, Koplik dhe Vlorë. Gjatë një tryeze të rrumbullakët për projektet e Qeverisë mbi zonat e lira ekonomike në vend Ahmetaj theksoi se në aspektin logjistik, shumë afër Portit të Durrësit dhe aeroportit të Rinasit, zona e Spitallës i ka të gjitha shanset të bëhet një nga zonat më të mira dhe konkurruese në rajon.

“Në dispozicion, në bazë të vendimit të qeverisë, që tashmë ka kaluar, kemi vënë 500 hektarë. Kuptohet që zona e Spitallës është 6.6 kilometra larg portit të Durrësit dhe rreth 30 km larg aeroportit Nënë Tereza. Në definicionin logjistik i ka të gjitha gjasat dhe nuk nguroj ta them të jetë një nga zonat e lira ekonomike më të mira në rajon dhe patjetër konkurruese edhe në Evropë”, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Zonat, Dështimet
Gjatë prezantimit të tij, Ministri Ahmetaj vuri në dukje faktin se Shqipëria ka patur 9 zona ekonomike, “të gjitha të dështuara”- sikurse e theksoi ai, për shkak të problemeve të shumta të lidhura me mosrespektimin e kontratave, mungesën e incentivave për zhvilluesit dhe përdoruesit e zonës, problemet me pronësinë e tokës dhe mungesa e infrastrukturës, si dhe për shkak të fushatave promovuese jo-efektive. “Deri tani ne kemi dërguar informacion në 130 adresa në botë. 80 për qind e adresave e ka lexuar informacionin që ditën e parë, dhe ne monitorojmë klikimet që nga ëebsiti ynë. Janë kthyer mbrapsht kërkesa për informacion dhe interes nga 42 vende”, tha Ahmetaj duke ju referuar zonës së Spitallës.

Tenderi
Sipas Ministrit, qëllimi është që gjatë muajit maj të kemi kaluar, duke filluar që nga java që vjen, të diskutojmë në Parlament të gjithë nenet e ligjit, ta kalojmë brenda majit maj, dhe synimi ynë është që brenda datës 10 qershor ne të kemi hapur tenderin për zhvilluesin e zonës ekonomike.

“Mund të jetë 200 hektarë, mund të jetë e gjithë zona 500 hektarë. Brenda do të synojmë që të kemi kompani, të cilat sjellin vlerë të shtuar në ekonomi, e kalojnë ekonominë shqiptare jo thjesht në një nivel me një vlerë modeste të shtuar, synojmë të kemi kompani teknologjike, kompani industriale, kompani me vlerë të shtuar në ciklin ekonomik dhe me numër të madh punësimi” theksoi Ahmetaj. Ministri sqaroi gjithashtu dhe mënyrën si do funksionojë bashkë me komponentët e zonave teknologjike.

Sipas tij, brenda zonës ekonomike do të ketë një njësi fiskale doganore dhe tatimore,  në mënyrë që të mos ketë ecejake nëpër dogana, por të ketë një njësi të dedikuar vetëm për zonën ekonomike, duke afruar atë që ne kemi kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe, “singlewindow”, një dritare shërbimi të unifikuar për të gjithë investitorët brenda zonës ekonomike.

Ahmetaj: Është përmirësuar klima e biznesit
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka komentuar dy vrojtime të kryera nga Dhoma Amerikane dhe ajo Gjermane e Tregtisë duke theksuar se nga të dy indekset është e qartë se trendi në vazhdim është pozitiv, përsa i përket përmirësimit të klimës së biznesit, si nga viti 2013, ashtu dhe në vitin 2014, dhe pritshmërianë vitin 2015 vazhdon të jetë po pozitive. “Rezultatet e të dy indekseve tregojnë që rezultatet ekonomike dhe reformat strukturore po funksionojnë, janë në drejtimin e duhur dhe sigurisht që të dy indekset na japin një reflektim dhe mësime të drejtpërdrejta të sfidave dhe të të gjithë elementëve që do të duhet që ne si qeveri dhe si administratë të përmirësonim për t’ia bërë jetën më të lehtë biznesit”, theksoi Ministria Ahmetaj.

Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës