Ahmetaj në Gjirokastër: Promovojmë investimet, mbështesim sipërmarrjen, nxisim punësimin

/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj po zhvillon të shtunën një takim pune në Gjirokastër, ku pritet të vizitojë një ndërmarrje të re fasone.
"Promovojmë investimet, mbështesim sipërmarrjen, nxisim punësimin. Sot, në Gjirokastër inaugurojmë fasonin që ka hapur 80 vende të reja pune, shkruan ministri Ahmetaj në një postim në rrjetin social 'Facebook'.
Gjatë vitit 2014 Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka iniciuar paketën mbështetëse për manifakturën, me 32 masa. Qeveria synon kalimin në një stad të dytë të mbështetjes së industrisë, për ta kthyer në 'Made in Albania', pra prodhuar në Shqipëri, ku vlera e shtuar kryesore qëndron në vend dhe nuk ikën jashtë. Sipas statistikave, kur kalon në cikël të plotë 'Made in Albania', vlera e shtuar shumëfishohet katër herë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open