Ahmetaj për Reuters: Të ulet norma
e interesit, të rritet ekonomia mbi 4%

Ahmetaj për Reuters: Të ulet norma<br />e interesit, të rritet ekonomia mbi 4%
Ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj do t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë uljen e mëtejshme të normave të interesave për në mënyrë që rritja ekonomike të kalojë kuotën prej 4%. Në një intervistë për agjencinë “Reuters”, Ahmetaj është shprehur gjithashtu se kriza e emigrantëve në Evropë mund të sjellë për pasojë mbylljen e përkohshme të kufijve nëpër zonat më të prekura nga ky fenomen në rajon. 

"Rritja ekonomike e këtij viti me 3.5% mund të jetë një shifër e kënaqshme, por qëllimi ynë për vitin 2017 është rritja prej 4%, ose më shumë", - është shprehur Ahmetaj gjatë intervistës së Reuters dhënë në Bankën Evropiane Për Rindërtim dhe Zhvillim.
 
Ai ka shtuar se qeveria duhet të fokusohet te sektorët si turizmi për të stimuluar ekonominë, si dhe se nuk do të hezitojë t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të ulë edhe më tej normën bazë të interesit, e cila aktualisht është në nivelin rekord prej 1.75%. I pyetur deri në ç'nivel mund të ulej norma bazë e interesit, Ahmetaj është përgjigjur se ulja e saj mund të vazhdojë për së paku edhe një vit tjetër.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Escobar 'rishpalli' non-grata Berishën/ Meçaj në 'Repolitix': I bën thirrje opozitës të organizohet sa më shpejt! Kthupi: Anëtarësia të drejtohet tek Basha

Escobar 'rishpalli' non-grata Berishën/ Meçaj në 'Repolitix': I bën thirrje opozitës të organizohet sa më shpejt! Kthupi: Anëtarësia të drejtohet tek Basha