Ahmetaj: Përmes projekteve mund të përfitojmë nga fondet kineze për Ballkanin


TIRANE, 16 Dhjetor/ATSH/- Shqipëria mund të përfitojë përmes paraqitjes së projekteve nga fondi prej 10 miliardë euro që Kina planifikon të investojë në Ballkan.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, në një intervistë për Top Channel, tha se paketa e zgjeruar për vendet e Ballkanit nuk ka limite dhe se sa më shumë projekte të paraqesim aq me shumë investime mund të tërheqim. Pozitive, tha Ahmetaj, është se Shqipërisë nuk i është kërkuar garanci sovrane për fondet që do të arrijë të tërheqë.
"Mundësi që të përfitojë përmes këtij instrumenti ka për projektet e Rrugës së Arbrit, Zonës Ekonomike të Spitallës, Autostrada Adriatiko-Joniane apo Korridori i VIII . Pala kineze ka paraqitur interes të drejpërdrejtë për të investuar", deklaroi Ahmetaj.
Në Beograd nisi sot punimet samiti ekonomik organizuar nga Kina me vendet e Europës Jug-lindore, ku objektiv është nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh me rëndësi, kryesisht infrastrukturore./a.gjonaj//a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat