Policia e Shtetit ka publikuar pamjet me dron nga arrestimi i Alket alias Fredi Xhixha dhe Elvin Mërnika, të cilët ishin fshehur në një vilë dy katëshe në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit.
Banesa është e pozicionuar larg zonave të banuara në një terren të vështirë. Në afërsi të banesës ndodhet dhe një skaf i dyshuar se i përket personave të arrestuar , me të cilën mendohet se Mërnika dhe Xhixha e përdornin për të lundruar nga lumi Droja në drejtim të Largunës së Patokut. Nga aksioni policor i zhvilluar mëngjesin e sotëm, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Merlika dhe Xhixha njihen ndryshe si ushtarë të Ervis Martinajt. Ata akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Lajmi kryesor:
Arrestohen dy ushtarët e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe, do eliminonin Indrit Doklen! Bastisen edhe Bajrat në Shkodër (VIDEO me DRON)











