Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh këtë të hënë se qeveria me bazë ekspertësh, e propozuar nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nuk është zgjidhja e duhur.
Sipas tij, qeveritë teknike në Shqipëri nuk kanë pasur sukses në të kaluarën.
"Qeveria teknike nuk është e nevojshme pasi shumica qeverisëse është e maturuar. Në kohë normale qeveritë teknike nuk kanë pasur sukses", u shpreh Ahmetaj.
Kreu i Financave tha se qeveria i ka votat për të vijuar punën dhe miratuar ligje të rëndësishme në Kuvend. "Qeveria vijon punën e saj. Reforma i përket qytetarëve. Mazhoranca i ka votat jo vetëm për të kaluar këto ligje, por edhe ligje më të rëndësishme", u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj foli dhe për situatën ekonomike në vend. Ai theksoi se Shqipëria do ta mbyllë 2016-ën me rritje ekonomike 3.4%. "Rritja ekonomike për këtë vit pritet të jetë 3.4%", tha Ahmetaj.
Fjala e plotë e ministrit të Financave
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e ministrit të FinancaveRedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com