Ahmetaj: Rritja e investimeve të huaja, ndikim në rritjen ekonomike
TIRANË, 13 Maj/ATSH/- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se në këtë fazë të rritjes ekonomike një element i rëndësishëm janë rritja e investimeve të huaja dhe vendase. Ahmetaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ligjin “Për investimet strategjike”. Sipas ministrit Ahmetaj, sektorët kryesorë ku do të zbatohet […]
/ATSH/- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se në këtë fazë të rritjes ekonomike një element i rëndësishëm janë rritja e investimeve të huaja dhe vendase. Ahmetaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ligjin "Për investimet strategjike".
Sipas ministrit Ahmetaj, sektorët kryesorë ku do të zbatohet ligji "Për investimet strategjike" janë sektori minerar, transporti, turizmi dhe bujqësia. Ligji do të rrisë investimet dhe punësimin në zona të ndryshme të vendit. Ky ligj sjell lehtësi proceduriale për investitorët dhe garanci juridike për shpronësimet e tokave.
"Në këtë fazë të rritjes ekonomike një element i rëndësishëm janë rritja e investimeve të huaja por dhe vendase", u shpreh Ahmetaj. Në 2014 investimet e huaja arritën në 1 miliard dollarë, ndërkohë që dhanë një kontribut 20.9% të PBB".
Kreu i MZHETTS-s, Ahmetaj theksoi dhe se AIDA nuk ka kapacitet për të implementuar këtë ligj duke patur nevojë për ristrukturim. Ajo duhet të dalë nga administrimi i shërbimit civil.
Nëpërmjet këtij projektligji përcaktohen procedurat dhe rregullat administrative, lehtësuese apo përshpejtuese për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve publike, private, vendase dhe të huaja, në sektorët të identifikuar si strategjikë nëpërmjet lehtësimit të barrierave penguese të deritanishme, si burokracia e tepërt, mungesa e transparencës apo kompleksiteti i legjislacionit, të cilat kanë frenuar dhe vonuar investimet në vend.
P/ligji parashikon ngritjen e Komitetit të Investimeve Strategjike (KIS), si një organ kolegjial pranë Këshillit të Ministrave. Ky Komitet merr vendime për dhënien e statusit të asistuar apo të veçantë të investimeve strategjike që propozohen nga investitorët vendas ose të huaj dhe ministri i linjës sipas sektorit, nëpërmjet AIDA-s.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
17.9%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 1781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)
23 Korrik, 16:08
-
Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Kurti: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre
23 Korrik, 16:04
-
Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie
23 Korrik, 16:00
-
'Vizita' e teatrit Migjeni hap siparin e 'Prizren Fest'! Morina: Në festival dhe Spanja, vend që s'ka njohur pavarësinë e Kosovës
23 Korrik, 15:52
-
Certifikohen 55 udhërrëfyes të rinj, Kumbaro: Një armatë e re profesionesh në tregun e turizmit
23 Korrik, 15:52
-
Telashe për FIFA-n, paditen nga Ligat dhe Sindikatat e Futbollistëve: Abuzim i pozicionit dominues
23 Korrik, 15:51
-
Rrezatimi i diellit, çfarë rreziku sjell për lëkurën, shikimin dhe jetën! Si të mbroheni
23 Korrik, 15:49
-
Netanyahu në Uashington në mes të paqartësive politike në SHBA
23 Korrik, 15:34
-
Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit
23 Korrik, 15:22
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të ‘Lajthizës’ gjatë një feste, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën
23 Korrik, 14:41
-
Dimal, ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, në hetim nëna
23 Korrik, 14:24